LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka komentuar zgjerimin e sanksioneve të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

“Po flasim për 6 vende të Ballkanit Perëndimor, ku mund të themi se nuk është se kanë respekt për sundimin e ligjit, nuk kanë respekt për qeverisjen e mirë. Nëse shohim masat që ndërmorën në Maqedoni, në muajin dhjetor, nëse s’gaboj u sanksionuan gjyqtarë, prokurorë në këtë shtet”, tha Miftaraj.

Ai theksoi se SHBA po kompenson mosveprimin e institucioneve në këto vende përmes urdhrave ekzekutiv.


“Një e dimë, që SHBA investon në këto gjashtë shtete me miliona euro në vit në çdo shtet. Vetëm në Kosovë nëse s’gaboj investon përmbi 50 milion euro brenda vitit për sundimin e ligjit”, shtoi ai.

Miftaraj vuri në dukje se dështimi i shteteve për të luftuar korrupsionin dhe mosreagimi ndaj fenomeneve negative kërkon ndërhyrje të fortë nga SHBA.

“Për të, si të themi, me riparu dëmin që po bëhet në terren”, tha ai.

Sipas tij, Bosnja dhe Serbia janë vendet më të përfshira në listat e sanksioneve, pasi këto shtete nuk kanë treguar kulturë për të luftuar korrupsionin dhe kanë një kulturë të pandëshkueshmërisë.

“Për më tepër është një kulturë e pandëshkueshmërisë aq e thellë e instalume që do të thotë nuk ka shpresë që brenda këtyre shteteve do të mund të ndryshojë diçka,” shtoi Miftaraj.

Në Kosovë, sipas tij, në listën e zezë janë kryesisht kompani dhe individë të komunitetit serb.

“Besoj që është një masë që i ndihmon këtyre vendeve me kthy vëmendjen se si duhet të luftohet korrupsioni, se cilat duhet të jenë masat,” tha ai.

Ai apeloi për promovimin e vlerave që shmangin situata ku ndryshohen urdhra të viteve të kaluara.

“…dhe Kosova në vend që të jetë përjashtim nga shtete e Ballkanit, fatkeqësisht është pjesë e kësaj torte që u Serbia nga administrate Biden në fund të mandatit,” përfundoi Miftaraj.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë do të ndëshkojnë edhe zyrtarë publik, të cilët ndërmarrin veprime populliste.

“Është mirë me lexu edhe prej anës së Kosovës Ligjin e ri, besoj që duhet me lexu me shumë kujdes Qeveria, zyrtarët publikë sepse ka futë fusha të reja, kthehet Rezoluta 1244, do të thotë për herë të parë e përcakton në mënyrë shumë të qartë, ku thuhet se munden me kanë pjesë e masave ndëshkuese të gjithë ata zyrtarë publikë të cilët marrin veprime populliste”, tha Miftaraj.

Sipas tij, është e rëndësishme që të lexohen mesazhet, pasi edhe për temën e urës Ambasadat e huaja thonin se hapja e urës e rrezikon KFOR-in, dhe kur rrezikohet KFOR-i, rrezikohet Rezoluta 1244 dhe shteti etnik.

Ai thotë se në bazë të Rezolutës 1244, KFOR-i është autoriteti që i ruan kufijtë e jashtëm të Kosovës, e ruan paqen, dhe pavarësisht dëshirës sonë për t’i thënë FSK-së ushtri, kapacitetet e saj në raport me KFOR-in janë të kufizuara dhe të limituara.

“Ne bëjmë politikë me çu FSK-ën në Veri, kjo është për konsum të brendshëm, dhe letrat të cilat po i dërgon Maqedonci, më shumë janë veprime populliste, ku në njëfarë mënyre po e minojnë rezolutën 1244, paqen dhe sigurinë së paku ne territorin e Kosovës që mund të kenë efekt pastaj edhe në shtete të tjera”, tha Miftaraj. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Kalo në kategori