Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, reagoi këtë të shtunë pas polemikave dhe informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në portale në lidhje me një rast tragjik, ku një punonjës i Policisë Rrugore të Tiranës ra nga një lartësi e një pallati.
Fatmirësisht, ai i shpëtoi vdekjes dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në reagimin e tij, ministri theksoi se nuk ka prova që ndonjë punonjës policie ka tentuar të vrasë veten për shkak të presionit për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.
Reagim i plotë ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha
Është bërë tanimë një zakon shumë i ulët, që të deformohen dhe manipulohen ngjarje të caktuara dhe të goditet Policia e Shtetit, për qëllime tërësisht politike apo biznes mediatik.
Rasti i ngjarjes së Pogradecit, ku u fry një dallgë e madhe dezinformimi me një bandë inekzistente gjobvënësish, apo rasti i vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, ku u sajuan thika e autorë të tjerë të paqenë, ishin dy raste emblematike të rritjes së nivelit të paturpësisë politike dhe mediatike.
Tani ka dalë një tjetër rast, me të cilin po riluhet loja e “të vegjëlve”, që bëjnë thirrje për protestë (kështu i është vënë emri ca partizave, që të reja mund të kenë shumë gjëra, po nuk kanë as mendësinë dhe as metodat).
Protesta sa të duan, kur të duan, po nuk rezulton që të ketë ndonjë punonjës policie, që ka tentuar të vrasë veten nga ndonjë presion për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.
Rasti në fjalë është i qartë e i dokumentuar dhe e gjitha është një furtunë në gotë.
Por, meqë jo çdo e keqe vjen për keq, njerëzit mbase e kuptojnë edhe më mirë me këtë rast, që këto lëvizjet me emra të mëdhenj të këtyre “të vegjëlve” janë tamam si ajo loja “fluturon, fluturon” dhe kush ta hajë, ta hajë…
Këtyre organizatorëve, që kanë nxjerrë këto tabelat në rrjete sociale, u sugjeroj ta zëvendësojnë sloganin dhe ta bëjnë
“Gënjeshtra, shpresa jonë për deputetë” dhe “Marshojmë, Gënjejmë”.
Plus, duke saktësuar respektivisht subjektet e tyre politike “Gënjejmë Bashkë” dhe “Gënjeshtra Bëhet”. /euronews.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Buzhala: PDK do të jetë në qeveri, gjasat janë që të hyjë në koalicion me LVV-në

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen në Skenderaj

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi