LAJMI I FUNDIT:

Plakja e popullsisë dhe barra e sëmundjeve rrit importin e medikamenteve në Shqipëri

Plakja e popullsisë dhe barra e sëmundjeve rrit importin e medikamenteve në Shqipëri

Teksa konsumi dhe importet e produkteve ushqimore po ulen me shpejtësi, importi i medikamenteve dhe produkteve farmaceutike po rritet po kaq shpejt.

Në katër mujorin e parë të këtij viti importet e produkteve farmaceutike arritën në 2,248 tonë me një rritje 23 për qind në raport me vitin e kaluar në këtë periudhë. Rritja po nxitet kryesisht për dy arsye kryesore.


E para është barra e lartë të sëmundjeve që la pandemia e koronavirusit në të gjitha diagnozat. Mijëra persona që kanë kaluar Covid-19 janë shndërruar në të sëmurë kronike që kërkojnë trajtim të përhershëm. Pandemia ka ndikuar negativisht, sëmundjet e zemrës, artritet, veshkat dhe ka krijuar dëmtime të përhershme në mushkëri, që kërkojnë trajtim periodik.

Operatorët e tregut pohuan se, pandemia krijoi një varësi të konsumit të vitaminave, përdorimi i të cilave mbetet i lartë në krahasim me para pandemisë, raporton Monitor.

E dyta, plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në të gjithë diagnozat, të shtyrë edhe nga pandemia kanë rritur kërkesën për trajtim me medikamente dhe produkte farmaceutike.

Operatorët e tregut pohojnë se rritja e importit në këto produkte po nxitet nga barra e sëmundjeve që la pas Covid-19 dhe plakja e popullsisë.

Por nga ana tjetër hapësirat për rritje të mëtejshme të importeve në artikujt e farmaceutikës janë të larta për shkak se shqiptaret kanë konsumin më të ulët për frymë të produkteve farmaceutike në raport me Evropën dhe vendet e rajonit.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se shqiptarët kanë akses të ulët në medikamentet kryesore që trajtojnë sëmundjet, kardiovaskulare, onkologjinë, autoimunet, nervore etj.

Barnat e reja që kanë një trend të lartë shitje në tregjet evropiane dhe ato të rajonit ende nuk janë futur në tregun shqiptar. Ato kushtojnë shumë dhe nuk janë të përballueshme për pacientët, pasi shteti nuk i rimburson. P.sh. në Shqipëri nuk janë të pranishme te tilla Apixaban, Pembrolizumab që trajtojnë sëmundje autoimune.

Tregu shqiptar është në zhvillim e sipër, ku barnat tradicionale gjenerike dhe ato jashtë patentës përfaqësojnë 76%, ndërsa trajtimi spitalor i specializuar dhe me terapi inovative vetëm 24%.

Në listën shqiptare të rimbursimit janë vetëm 373 molekula ndërsa në vendet e Adriatikut (Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni) janë 962 molekula, sipas studimeve të ndryshme. Kardiologjia përfaqëson 17% të vlerës së shpenzuar në Shqipëri, ndërsa në vendet e tjera onkologjia zë 19% – 25% të totalit. Pjesa e rimbursimit (në Shqipëri onkologjia përfaqëson vetëm 14%) të fondeve totale nga rimbursimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori