LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Integrimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është përgjigje e fuqishme ndaj atyre që dëshirojnë të na kthejnë në vitet e 90′

Osmani: Integrimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është përgjigje e fuqishme ndaj atyre që dëshirojnë të na kthejnë në vitet e 90′

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Pas takimit, Osmani në një konferencë të përbashkët me dy senatorët u shpreh se Kosova është vendi më pro amerikan në botë me shumë krenari, transmeton Telegrafi.

“Siç dëshmohet në bashkëpunime, Kosova është vendi më pro amerikan në botë me shumë krenari. Prandaj në këtë kohë ku gjithë arkitektura e Evropës po sfidohet nga mendësia autokratike, Kosova gjendet në krahë të SHBA-së. Në këtë takim shpreha nevojën për bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në. Kam kërkuar përkrahje për integrimin e Kosovës ne organizatat ndërkombëtare. Integrimi i Kosovës është përgjigje e fuqishme ndaj atyre që dëshirojnë të na kthejnë në vitet e 90-a. I njoftova edhe për çështjen që Serbia nuk i ka zbatuar në kuadër të dialogut”, tha ajo.


Senatorët amerikanë: Marrëdhëniet tona vetëm do të forcohen edhe më tej, Serbia mos të pengojë Kosovën
Lexo po ashtu Senatorët amerikanë: Marrëdhëniet tona vetëm do të forcohen edhe më tej, Serbia mos të pengojë Kosovën

Ndryshe, dy senatorët konfirmuan edhe një herë mbështetjen e SHBA-së për Kosovën. /Telegrafi/