Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve ushqimore, e po ashtu janë duke vazhduar të paguajnë çmime të larta edhe për shërbime tjera gjatë përditshmërisë.
Ngritjen e çmimeve qytetarët e shohin mjaft shqetësuese, duke ritheksuar se të ardhurat financiare që kanë nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet e tyre.
Por, problemet e qytetarëve duket se nuk po i dëgjon askush, kështu ka konsideruar kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Kaçaniku në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, thotë se disa çmime në Kosovë janë më të larta së në Evropë.
“Vite më parë unë kam reaguar së bashku me organizatën ‘Konsumatori’ që disa çmime janë më të larta se në vendet e Bashkimit Evropian. Këto çmime janë enorm të larta, nëse keni parasysh numrin e kompetenteve përbërëse, nëse marrim përsysh afatin e skadencës, nëse marrim parasysh cilësinë atëherë vërtetë këto çmime janë jashtëzakonisht të larta. Ne nuk kemi kontroll mbi to. Problemin që e kemi në në Kosovë nuk e dëgjon askush, as Qeveria as Ministria e Drejtësisë, as Ministria e Bujqësisë”, është shprehur ai.
Duke folur për çmimet e larta, Selatini theksoi se ka diference çmimesh edhe mes Prishtinës dhe qyteteve tjera.
“Diferenca e çmimeve mes qyteteve tjera dhe Prishtinës llogaritet se kryeqyteti ka standard më të lartë dhe cilësia e ofrimit të produktit të njëjtë është më e lartë, por kjo nuk është arsye për diferencën e çmimeve. Kjo ndodhë për shkak të mungesës së kontrolleve, dhe po ashtu për shkak se Qeveria dhe mekanizmat e saj janë në konflikt interesi me të gjithë prodhuesit dhe të gjithë shitësit e këtyre produkteve”, shtoi mes tjerash ai.
Selatini theksoi se deri tani Qeveria nuk është marrë fare me kërkesat e konsumatorëve.
“Qeveria tradicionalisht e ka dëshmuar se më shumë merret me tregtinë, me industrinë, me shërbimet publike, e me pak ose hiç merret me qytetarin që është taksapagues dhe gjenerues kryesor i buxhetit të Kosovës”.
Në rritjen e çmimeve, Selatini tha se kanë ndikuar edhe zhvillimet globale, duke përmendur këtu edhe luftën në Ukrainë.
Megjithatë, sipas Selatinit ne kemi ndihmuar në krijimin e problemit me çmime, duke privatizuar ndërmarrjet prodhuese.
“Ne kemi krijuar këtë problem, ose e kemi ndihmuar, kur kemi privatizuar disa ndërmarrja prodhuese, ne nuk kemi mundësit t’i prodhojmë disa produkte që kemi mundur më herët. Me importin gjithmonë e marrim edhe problemin. Qeveria duhet ta njoh konsumatorin, si kontribuues të buxhetit të shtetit dhe të diskutojë për problemet”, është shprehur ai.
Ndryshe, para disa ditësh ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se çmimet kanë filluar të normalizohen, megjithatë ka ende produkte që kushtojnë shumë.
“Nafta tashmë është kthyer në nivelin 1.15-1.25 euro/litër, e njësoj kanë filluar të bijnë edhe çmimet e produkteve tjera. Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg. Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët”, kishte thënë ministri
Por, deklarimet e ministrit i ka kundërshtuar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se deklarimet e ministrit janë një tjetër përpjekje për mashtrim, duke shtuar rritja e tyre po vazhdon.
“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje mashtrimi. Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127 euro”, ka reaguar Abdixhiku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City