LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar, një tjetër përpjekje mashtrimi

Abdixhiku: Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar, një tjetër përpjekje mashtrimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklamimeve të ministrit të Financave, Hekuran Murati për gjoja se ka rënie të çmimeve.

Sipas Abdixhikut, ky deklarim i pushtetit është një tjetër përpjekje për mashtrim, duke shtuar rritja e tyre po vazhdon.


“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje mashtrimi. Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127 euro”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

“Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje. Burimi: Agjencia e Statistikave, nga vet Zyra e Kryeministrit”, përfundon ai.

Murati: Çmimet kanë filluar t'i kthehen normalitetit, por ka ende produkte të cilat vazhdojnë të kenë çmimet përtej normales
Lexo po ashtu Murati: Çmimet kanë filluar t'i kthehen normalitetit, por ka ende produkte të cilat vazhdojnë të kenë çmimet përtej normales

Ditë më parë, Murati është shprehur se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

“Shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3 për qind, që paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë. Çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit”, ka thënë Murati. /Telegrafi/