I kërkoi para të burgosurit për t’ia falur dënimin, zyrtari i burgut kapet nga Policia
Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Mitrovicë Jugu, pas pranimit të një informacioni, nën dyshimin se një person nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, ka kërkuar të holla nga një i dënuar, kanë filluar ta trajtojnë rastin në aspektin policor.
I dyshuari, Sh.H., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), dyshohet se nga një i dënuar që ishte në vuajtje të dënimit, për t’i mundësuar të njëjtit ‘faljen e një pjesës të mbetur të dënimit’, si shpërblim i ka kërkuar 2500 euro. I dyshuari gjysmën e kësaj shume e kishte kërkuar tani dhe gjysmën tjetër ‘kur të përfundon punën’.
Policia, duke zbatuar masat e fshehta të hetimit, më 19.05.2023, në ora 18:55, në parkimin e një pike të derivateve në Mitrovicë, ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollit (nën ulëse, në një sirtar të vogël) ka gjetur 1300 euro të cilat ishin të shënjestruara për hetimin e fshehtë.
I dyshuari është arrestuar, ndaj tij është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, ai është intervistuar në prani të avokatit të tij dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit