LAJMI I FUNDIT:

Peja për të barazuar rezultatin, Trepça kërkon fitoren e titullit

Peja për të barazuar rezultatin, Trepça kërkon fitoren e titullit

Ethet e finales rriten dhe adrenalina shkon në maksimum. Finalet e “Play-off”-it pritet të dhurojnë edhe një super sfidë ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Momentalisht mitrovicasit po avancojnë në serinë finale 2:1 dhe i mjafton një fitore për tu shpallur kampion, ndërsa pejanët duhet të fitojnë në takimin e së dielës, si dhe sfidën e të enjtes në “Minatori” për tu kurorëzuar me titullin e kampionit.


Takimin e parë e fituan ‘Xehetarët’ 94:86, ndërsa ndeshjen e dytë e fituan bindshëm pejanët 107:79, kurse përballjen e fundit e fituan mitrovicasit të udhëhequr nga Ilir Selmani, 97:90.

Duelet finale, por edhe gjatë kampionatit të rregullt mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante, ndërsa interesimi është i jashtëzakonshëm, sidomos në finale.

Të dy skuadrat duan titullin pas një dekade, me pejanët që e kanë fituar për herë të fundit më 2013, kurse mitrovicasit e kishin fituar më 2012.

Në garat e rregullta, Peja ishte renditur e dytë, kurse Trepça e katërta. Verdhezinjtë eliminuan kampionin Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, ndërsa rruga e mitrovicasve ishte pak më e gjatë, duke mundur Bashkimin dhe Sigal Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori