LAJMI I FUNDIT:

Trupat ukrainase kanë përparuar dy kilometra drejt Bakhmutit

Trupat ukrainase kanë përparuar dy kilometra drejt Bakhmutit

Forcat e armatosura ukrainase kanë avancuar dy kilometra në drejtim të Bakhmutit, ka thënë ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, duke mbështetur raportet se trupat kanë arritur përfitime të theksuara rreth vijës së frontit.

Në një postim në Telegram, Hanna Maliar tha se grupi mercenar i Rusisë, Wagner – i cili ka udhëhequr sulmin rreth Bakhmutit – ka dhënë “informacion të rreme” për mungesën e armëve në një përpjekje për të “justifikuar situatën reale” rreth qytetit të pushtuar.

Maliar deklaroi se “situata reale” është se luftëtarët rusë nuk kanë arritur të “realizojnë planet e tyre” dhe kanë “pësuar humbje të mëdha”.


“Mbrojtësit tanë përparuar dy kilometra në drejtim të Bakhmutit. Këtë javë nuk humbëm asnjë pozicion”, shtoi ajo, raporton skynews.

Theksojmë se kreu i Wagnerit ka kohë që është ankuar për mungesë të municionit dhe për këtë fajësuar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu.

Ndryshe, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se forcat ruse kanë braktisur pozicionet e tyre në Bakhmut. /Telegrafi/