LAJMI I FUNDIT:

Nuk bën pjesë në planet e Ten Hag, Greenwood drejt transferimit në Serie A

Nuk bën pjesë në planet e Ten Hag, Greenwood drejt transferimit në Serie A

Mason Greenwood është konsideruar si një nga futbollistët më të talentuar në Angli, por ai nuk po luan që 15 muaj me Manchester United.

Sulmuesi anglez kishte probleme me ligjin pasi u akuzua për një tentativë përdhunimi, por këto akuza kanë rënë poshtë dhe Greenwood është i lirë.


Megjithatë lojtari nuk bën pjesë në planet e Manchester United dhe largimi i tij nga Old Traford në verë duket i pashmangshëm.

Juventusi kontakton përfaqësuesit e Greenwood për një transferim në Torino
Lexo po ashtu Juventusi kontakton përfaqësuesit e Greenwood për një transferim në Torino

Calciomercato ka raportuar se e ardhmja e anglezit të talentuar mund të jetë në Serie A, ku tre top klubet italiane si Juventus, Milan dhe Roma kanë shprehur interesim për të.

21-vjeçari pritet ta shkëput kontratën me Manchester United dhe në verë të mbetet një futbollist i lirë.

Gjithnjë sipas mediumit italian drejtuesit e tre skuadrave tanimë kanë kontaktuar agjentët e futbollistit dhe vet Greenwood është i gatshëm të largohet nga Anglia.

Greenwood ka më shumë se një vit që nuk luan, megjithatë në tre muajt e fundit ai është duke stërvitur rregullisht i vetëm pasi është i suspenduar nga Man Utd. /Telegrafi/