LAJMI I FUNDIT:

Nuk mori pjesë në ceremoni, Biden e uron Mbretin Charles III

Nuk mori pjesë në ceremoni, Biden e uron Mbretin Charles III

Joe Biden ka uruar Charlesin për kurorëzimin si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti amerikan nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Charlesit, por ka dërguar bashkëshorten, Zonjën Jill Biden.

Pse presidentët amerikanë 'anashkalojnë' kurorëzimin e mbretërve britanikë?
Lexo po ashtu Pse presidentët amerikanë 'anashkalojnë' kurorëzimin e mbretërve britanikë?

Megjithatë, ai përmes rrjeteve sociale ka pohuar se miqësia midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe është burim force për të dy popujt.


“Urime Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për kurorëzimin e tyre. Miqësia e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është një burim force për të dy popujt tanë. Jam krenar që Zonja e Parë po përfaqëson Shtetet e Bashkuara për këtë rast historik”, ka shkruar Bideni në Twitter.

Kujtojmë se lideri amerikan ka pasur një telefonatë me Charlesin, ku ka konfirmuar se brenda këtij viti do ta takojë gjatë një vizite zyrtare në Londër.

Ndryshe, asnjë president amerikan nuk ka marrë pjesë në ndonjë kurorëzim mbretëror britanikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Botë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Evropa

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Kalo në kategori