LAJMI I FUNDIT:

Pse presidentët amerikanë ‘anashkalojnë’ kurorëzimin e mbretërve britanikë?

Pse presidentët amerikanë ‘anashkalojnë’ kurorëzimin e mbretërve britanikë?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shijuar prej kohësh atë që Winston Churchill e quajti një “marrëdhënie speciale” – megjithatë asnjë president amerikan nuk ka marrë pjesë në një kurorëzim mbretëror.

A tregon kjo traditë një antagonizëm midis dyja kombeve – apo është diçka e zakonshme?


Mbreti Charles III bëhet monarku i parë që shfaqet pa kurorë në pulla postare
Lexo po ashtu Mbreti Charles III bëhet monarku i parë që shfaqet pa kurorë në pulla postare

Kurorëzimi i Mbretit Charles III-të do të hyjë në analet e historisë.

Mbreti do të bëjë betimin në Westminster Abbey para mijëra njerëzve dhe krerëve të shumë shteteve, transmeton Telegrafi.

Por, do të vërehet një mungesë e dukshme mes turmës së personaliteteve: presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai ishte i ftuar, njoftoi Shtëpia e Bardhë për BBC-në. Por, gjatë një telefonate me Mbretin, presidenti ka pohuar se në vend të kësaj do të dërgonte gruan e tij, Zonjën e Parë, Jill Biden dhe një diplomat.

Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë arsye për mungesën e Bidenit, por tha se presidenti ka “shprehur dëshirën për t’u takuar me Mbretin gjatë një datë të ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar”.

Fytyra e Mbretit Charles III nuk do të jetë në kartëmonedhat 5 dollarëshe në Australi
Lexo po ashtu Fytyra e Mbretit Charles III nuk do të jetë në kartëmonedhat 5 dollarëshe në Australi

Mospjesëmarrja ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e personaliteteve britanike.

Deputeti konservator, Bob Seely pohoi se presidenti amerikan po bën një “gabim shumë të rëndë” duke anashkaluar “ngjarjen që ndodh një herë në jetë”.

Russell Myers, redaktor në gazetën themirror, deklaroi gjithashtu se mungesa e presidentit ishte për shkak se ai ndihet “krenar për rrënjët irlandeze, rrënjët irlandezo-amerikane. Nuk mendojë se kishte ndonjë mundësi reale që ai të merrte pjesë”.

Por, historianët thonë se arsyeja është shumë më pak politike dhe se në fakt bëhet fjalë për një traditë shekullore të mos prezencës së presidentëve amerikanë gjatë ceremonive të kurorëzimit.

“Sigurisht që nuk e shoh atë si një nënçmim nga ana e presidentit Biden”, tha Laura Beers, profesoreshë e historisë në Universitetin Amerikan.

“Janë trillime lajmet se Biden është anti-britanik”, tha ajo. “Ai nuk do të shkojë sepse asnjë president amerikan nuk ka qenë prezent gjatë një kurorëzimi. Pse kjo të fillojë tani në shekullin e XXI-të?”, shtoi profesoresha.

Monedhat e para që shfaqin Mbretin Charles III do të kenë dy dallime thelbësore
Lexo po ashtu Monedhat e para që shfaqin Mbretin Charles III do të kenë dy dallime thelbësore

Përpara mbretërimit të mbretëreshës Victoria, Beers vuri në dukje se marrëdhëniet SHBA-Britani nuk ishin të mira pas Revolucionit Amerikan dhe Luftës së vitit 1812.

Ardhja në fron e mbretëreshës Victoria solli “Ethet e Viktorias” dhe një epokë të re magjepsjeje amerikane pas monarkisë britanike, por as atëherë presidenti Martin Van Buren nuk mori pjesë në ceremoni.

“Nuk ishte praktike që një president amerikan të merrte pjesë dhe kjo pas kësaj u bë traditë”, tha Beers.

Troy Bickham, historian dhe bashkëpunëtor i Shoqërisë Historike Mbretërore, tha se udhëtimi jashtë shtetit nuk ishte praktik përpara udhëtimeve transatlantike, të cilat filluan në vitin 1939, tre vjet pas kurorëzimit të Mbretit George VI.

Eisenhower dhe Elizabeth II-të

Lufta e Dytë Botërore shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, sipas historianëve.

Gjatë gjithë luftës, Mbreti George VI dhe vajza e tij, atëherë princesha Elizabeth, kishin një marrëdhënie fantastike me Dwight D Eisenhower, i cili shërbeu në Londër si Komandant Suprem i Forcave Aleate dhe mbikëqyri “Operacionin Overlord”, pushtimin e Normandisë në Ditën D.

Eisenhower u zgjodh presidenti i 34-të i Shteteve të Bashkuara, vetëm disa muaj pasi vdiq mbreti George VI dhe mbretëresha Elizabeth II mori fronin mbretëror.

Por, pavarësisht lidhjeve të ngushta me Britaninë e Madhe, Eisenhower zgjodhi t’i përmbahej traditës dhe dërgoi një diplomat në ditën e kurorëzimit.

Historiani Sam Edwards vuri në dukje se SHBA-të në atë kohë ishin përfshirë në Luftën Koreane dhe presidenti Eisenhower duhet patjetër të qëndronte në Uashington.

Si i përgatiti Mbretëresha Elizabeth II, Princat Charles, William dhe George për të qenë Mbret
Lexo po ashtu Si i përgatiti Mbretëresha Elizabeth II, Princat Charles, William dhe George për të qenë Mbret

Mungesa e presidentit Eisenhower gjatë kurorëzimit nuk i zbehi marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar apo familjen mbretërore.

Në tetor të vitit 1957, SHBA-ja mirëpriti Mbretëreshën Elizabeth II-të në vizitën e parë zyrtare shtetërore si monarke.

Dy vjet më vonë, Mbretëresha priti presidentin Eisenhower dhe familjen e tij për një vizitë më pak formale në Kështjellën Balmoral.

Një mbretëreshë, 14 president amerikanë

Si monarkia më jetëgjatë në fronin e Mbretërisë së Bashkuar, Mbretëresha Elizabeth II-të ‘ka prit e përcjell’ 14 presidentë amerikanë dhe u takua me pothuajse të gjithë, përveç njërit prej presidentëve në detyrë.

Tre presidentë në detyrë të SHBA-së kanë qenë për vizitë zyrtare shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa Mbretëresha ka qenë katër herë në shtetin amerikan gjatë mbretërimit të saj.

Vdekja e Mbretëreshës e bëri djalin e saj mbret dhe një burrë të pasur - por nga vijnë saktësisht paratë?
Lexo po ashtu Vdekja e Mbretëreshës e bëri djalin e saj mbret dhe një burrë të pasur - por nga vijnë saktësisht paratë?

Ndërsa duket se ka zgjedhur të mos thyejë traditën duke dërguar një të dërguar në ceremoninë e kurorëzimit, Biden ka pranuar tashmë një ftesë nga Mbreti Charles III-të për një vizitë shtetërore në shtetin britanik.

Data e vizitës ende nuk është caktuar.

Pavarësisht se kush merr pjesë në kurorëzim, Edwards tha se Mbreti Charles III-të është personazhi kryesor në forcimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve.

Njeriu që parashikoi saktë vdekjen e Mbretëreshës jep një paralajmërim për Mbretin Charles III
Lexo po ashtu Njeriu që parashikoi saktë vdekjen e Mbretëreshës jep një paralajmërim për Mbretin Charles III

Pjesëmarrja në kurorëzimin, tha ai, “është vetëm një pjesë e enigmës bashkëkohore të marrëdhënieve transatlantike”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Amerika
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori