Olivier Giroud e ka krahasuar Christian Pulisicin me Eden Hazardin dhe ka thënë se do ta mirëpriste amerikanin te Milani.
Sulmuesi francez ka luajtur me yllin e SHBA-ve te Chelsea para se të kalonte në San Siro në verën e vitit 2021.
Dyshja e fituan Ligën e Kampionëve së bashku, ndërsa Pulisic kishte shënuar në gjysmëfinale për ta mposhtur Real Madridin duke i dërguar Blutë në finale.
Futbollisti i Chelseat është duke kaluar periudhë të vështirë në Stamford Bridge, ndërsa Giroud ka reaguar për ta krahasuar me një tjetër ish-futbollist të skuadrës angleze, Eden Hazard.
“Ai ishte një njeri i lumtur, gjithmonë në disponim të mirë, duke qeshur. Ishte lehtë të argëtoheshe me të. Kuptimi im me të në fushë ishte kulmor, pak a shumë sikurse me Eden (Hazard), edhe pse kam luajtur me pak me Christianin”, është shprehur Giroud për Morning Footy.
Kur është pyetur nëse do të ishte një lojtar i mirë për ekipin e Milanit, francezi është shprehur: “Mendoj se njerëzit këtu do ta dëshironin. Është padyshim një emër i madh i në Evropë, prandaj do të na ndihmonte”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për Lahm, ka vetëm një favorit në Euro 2024: Ata kanë një ekip të jashtëzakonshëm
Ronaldo dhe djali i Furyt nuk u besonin syve se çfarë po i bënte Usyk në raundin e nëntë Tysonit
Real Madridi mund të përshpejtojë negociatat për transferimin e lojtarit i cili do ta zëvendësojë Kroosin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251