Në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij mbi Indeksin Botëror të Lirisë së Medias 2023, Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, pozita e të cilit u përkeqësua për këtë vit, duke u renditur në vendin e 91-të nga 180 vende.
Në raport thuhet se mediet pro-qeveritare në këtë vend po përhapin propagandë dhe dezinformata ruse dhe se Serbia ka shënuar rënien më të madhe në Ballkan dhe vetë Bashkimin Evropian (BE), me 12 pikë.
“I ndaluar nga vendet e BE-së si pjesë e sanksioneve të vendosura në përgjigje ndaj agresionit ushtarak rus në Ukrainë, kanali televiziv propagandistik rus RT (Russia Today), në nëntor 2022 ka hapur kanalin në gjuhën serbe, të quajtur RT Balkan”, thekson raporti.
Shqipëria është në vendin e 96-të, e ndjekur nga Bosnjë e Hercegovina në vend të 64, Kosova në pozitë të 56, Mali i Zi në atë të 39 dhe Maqedonia e Veriut e 38-ta, derisa Kroacia është e 42-ta në renditje.
Po ashtu, thuhet se gazetarët serbë u nënshtrohen rregullisht sulmeve politike të nxitura nga zyrtarë të elitës në pushtet.
“Në një klimë shumë të polarizuar politike, gazetarët u nënshtrohen rregullisht sulmeve politike të nxitura nga anëtarë të elitës në pushtet, të cilat përforcohen nga rrjetet televizive me frekuencë kombëtare. As politikanët dhe as institucionet, përfshirë Autoritetin Rregullativ i Medieve Elektronike (REM), i përbërë kryesisht nga individë të emëruar nga pushteti, nuk kanë qenë të gatshëm të korrigjojnë situatën. Përveç kësaj, gazetarët kritikë ndaj partisë në pushtet kanë kufizuar qasjen në intervistat me përfaqësuesit e qeverisë”, thuhet në këtë indeks.
Në kontekstin ekonomik, pjesa më e madhe e medieve në Serbi i nxjerrin të ardhurat nga reklamat që subvencionohen nga paraja publike.
“Pjesa më e madhe e medieve i nxjerrin të ardhurat nga reklamat dhe subvencionet e paqarta të parasë publike. Qasja në të dyja është kryesisht e kontrolluar nga elita në pushtet dhe i nënshtrohet anësisë së publikimit”, citohet në raportin e Reporterëve pa Kufij.
Lidhur me sigurinë, gazetarët në Serbi janë ende larg ndjenjës së mbrojtjes.
“Gazetarët serbë janë ende larg ndjenjës së mbrojtjes. Kjo përforcohet nga fakti se shumë sulme serioze ndaj gazetarëve mbeten të pazgjidhura, siç ishte vrasja e Slavko Quruvija në vitin 1999″, përfundon raporti.
Aty thuhet se Kremlini ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Moskës në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës dhe ka marrë masa të pashembullta për të goditur medien brenda Rusisë. Censura sistematike dhe eksodi i detyruar i medieve të pavarura ruse dhe të huaja kanë krijuar hapësirë për shpërndarjen e propagandës së koordinuar nga media pro-qeveritare.
Në rreth 118 vende, të anketuarit raportuan se aktetët politikë janë të përfshirë sistematikisht në dezinformim masiv ose në fushata propagandistike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025