LAJMI I FUNDIT:

Propaganda monstruoze, rusët bombardimet e tyre i prezantojnë si sulm ukrainas në Donbas

Propaganda monstruoze, rusët bombardimet e tyre i prezantojnë si sulm ukrainas në Donbas

Televizioni shtetëror rus “Rusija 1” ka publikuar një video të ndërtesës shumëkatëshe të shkatërruar nga raketat ruse në Uman, duke tentuar ta prezantojë si granatim të ukrainasve në qytetin e pushtuar Donbas..

Televizioni “Nastoinastchee Vremia” ka publikuar një fragment të videos “Rusija 1”, duke bërë krahasimet me pamjet e shkatërrimeve në Uman, transmeton Telegrafi.

“Militantët ukrainas mbrëmë sërish granatuan territorin e Donbasit”, pretendojnë propagandistët rusë – duke treguar pamjet e shtëpive në Uman që u goditët nga raketat ruse.


Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme, Ihor Klymenko, ka thënë se pushtuesit me raketa X-101 goditën shtëpitë në Uman.

Janë shkatërruar 27 vendbanime, në total janë djegur dhe shkatërruar mbi 33 vetura. Në anën tjetër është bërë e ditur se ka përfunduar aksioni për kërkimin dhe shpëtimin e personave të ngujuar nën rrënoja.

Në këtë sulm janë vrarë 23 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, nëntë të plagosur dhe dy tjerë që po konsiderohen të zhdukur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Bosnja
E djathta ekstreme gjermane me fitore 'historike' zgjedhore në lindje

E djathta ekstreme gjermane me fitore 'historike' zgjedhore në lindje

Evropa
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv

Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv

Evropa
Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Azia
Kalo në kategori