LAJMI I FUNDIT:

Pasi të festojë titullin e kampionit në Itali, Kim Min-jae duhet të kthehet në Kore të Jugut për të kryer shërbimin ushtarak

Pasi të festojë titullin e kampionit në Itali, Kim Min-jae duhet të kthehet në Kore të Jugut për të kryer shërbimin ushtarak

Mbrojtësi i Napolit, Kim Min-jae, do të festojë titullin me Napolit në Serie A, por pastaj do të kthehet në vendlindjen e tij, Korenë e Jugut në verë për të filluar shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Kim do t’i kërkohet të kryejë tre javë trajnime ushtarake bazë dhe rezervë, të cilat do të zhvillohen midis qershorit dhe korrikut.

Kim dhe pjesa tjetër e skuadrës së Koresë së Jugut morën një përjashtim nga kryerja e shërbimit të plotë ushtarak pasi fituan medaljen e artë në lojërat aziatike në 2018, duke mposhtur Japoninë 2-1 në kohën shtesë të finales.


Shërbimi i rregullit ushtarak në Korenë e Jugut është 21 muaj.

Sidoqoftë, lojtarëve u kërkohet ende t’i nënshtrohen stërvitjes ushtarake “alternative”, të cilën sulmuesi i Tottenham, Son Heung-min tashmë i ka përfunduar në vitin 2020.

Kim ka shkëlqyer për Napolin për shumicën dërrmuese të sezonit që kur erdhi nga Fenerbahce për 18 milionë euro verën e kaluar, duke ndihmuar skuadrën e Luciano Spallettit në rrugën e tyre drejt Scudettos së tyre të parë të shumëpritur në 33 vjet.

Mund të jenë disa javë të ngarkuara për Kim, i cili ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh të vlefshme për skuadrat jashtë Italisë, e cila do të bëhet aktive midis 1 korrikut dhe 15 korrikut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Ligue 1
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Thiago Motta e pranon se ndeshja ndaj Romës ishte ekuilibruar dhe rezultat real

Thiago Motta e pranon se ndeshja ndaj Romës ishte ekuilibruar dhe rezultat real

Serie A
Kalo në kategori