LAJMI I FUNDIT:

“Na duhet një kryeprokuror që nuk e ka bishtin e zënë me derë”, “për besë kemi me të pa mbrapa grilave edhe ty”, debat i ashpër mes Haxhiut dhe Selmanajt

“Na duhet një kryeprokuror që nuk e ka bishtin e zënë me derë”, “për besë kemi me të pa mbrapa grilave edhe ty”, debat i ashpër mes Haxhiut dhe Selmanajt

Një debat i ashpër u zhvillua sot në Kuvend të Kosovës mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës.  

Gjatë seancës ministrja tha se Kosovës i duhet një kryeprokuror që “nuk e ka bishtin e zënë me derë”.


“Mos i dërgoni akuza qeverisë për kërcënime të prokurorëve, ndikim në prokurori. Ju e dini shumë mirë se për çka përkushtohet qeveria Kurti. Neve na duhet një kryeprokuror i guximshëm që nuk e ka bishtin e zënë me derë, që nuk i shërben individëve, që nuk i shërben grupeve të interesit. I shërben ligjit, mandatit të tij dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Mandati i kryeprokurorit të shtetit është shtatë vite, janë shumë. Nuk mundemi dhe shtatë vite të tjera ta çojmë me një kryeprokuror që s’ka integritet moral, profesional pra që është i paaftë, dhe që nuk njihet për asnjë lëndë të mirë që e ka adresuar përpara”, ka thënë Haxhiu, raporton Telegrafi.

Ajo kërkoi nga deputetët e LDK-së që të mos akuzojnë Qeverinë Kurti, pasi siç tha ajo Isa Mustafa në kohën e qeverisjes së tij kishte kërkuar nga kryeprokuror i shtetit që të mos merret me politikanët.

“Mustafa pati thënë për media kohë më parë se prokuroria duhet të qëndroj larg politikës, e çfarë i patët ju thënë ju prokurorisë në atë kohë? Ju i patët thënë se ‘pavarësisht se çfarë bëjmë ne politikanët…,’ju e dini shumë mirë bre, e dini shumë mirë që politikanët në Kosovë janë bërë milionerë, pasuri që s’mund ta justifikojmë veç duke qenë ministër, ose deputet, ose në një pozicion tjetër të lartë, ose kryeministër, ose president’…Mustafa i pati thënë ‘qëndro larg politikanëve’, d.m.th mos u merr me politikanët edhe kur ata merren me veprime kriminale. Prandaj, unë mendoj që populli juve nuk ju beson hiç e hiç, po ju si besoni as vetes në deklarime që ju i thoni sot, por edhe herëve të tjera. Qeveria Kurti e ka një gjë të qartë, që kurrë si ju s’ka mu bo. D.m.th e kemi një gjë të qartë, se nëse bëhemi e dinë çka të gjen kur zhytesh në krim e korrupsion…”, tha ajo.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, i cili tha se “Meqë thatë se me rregullore me i thanë dikujt gënjeshtar ose gënjeshtër nuk qenka gjuhë parlamentare unë po i them 500 herë gënjeshtare..Ideja kryesore është që kryeprokurori duhet të zgjidhet gjithmonë kundër vullnetit të kryeministrit, kundër vullnetit të kryetarit të parlamentit, kundër vullnetit të politikanëve, të jetë njeri profesional dhe kur të shkon në zyrë të kryeministrit dhe kryeparlamentarit, e kësaj ministre që lidhje s’ka me drejtësi, fatkeqësisht, sa herë që ata vlerësojnë që ka abuzime…si këta kryeprokuror i duhen Kosovës”, tha Selmanaj.

E këtu reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili me ironi tha “Ku me i gjet se…”.

Më tej, deputeti i LDK-së tha se “I kemi ndërtu këto institucione, e si të tilla duhet t’i respektojmë. Përpjekja për të kap KPK-në tash po del e saktë, se paska qenë me mbrojt çiftin e Nagip Krasniqit… e për besë mënyra qysh po mbroni, për besë kemi me të pa mbrapa grilave dhe ty…qysh po e shoh me kaq mbrojtje…”, ka thënë Selmanaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Lajme
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

Komunat
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Politikë
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Politikë
Sot me shi e shkarkime rrufesh

Sot me shi e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori