LAJMI I FUNDIT:

Edhe Peja hedh dyshime mbi kurdisjet e ndeshjeve

Edhe Peja hedh dyshime mbi kurdisjet e ndeshjeve

Pas Prishtinës edhe Peja, ka hedhur dyshime se ndeshja e fundit e play-offit në kuadër të gjysmëfinales me Yllin ka qenë e kurdisur, por nuk kanë thënë se kanë ndonjë fakt.

Ata e kanë lidhur këtë dyshim pas pretendimit të KB Prishtinës se dikush tentoi t’i manipulonte gjyqtarët e huaj para ndeshjes me Trepçën të dielën. Klubi nga Mitrovica ka thënë se nuk janë të përfshirë në rast.


Peja u mposht në ndeshjen e tretë nga Ylli, me kampionin që ngushtoi serinë në 2-1.

Prishtina akuzon se ndeshja ndaj Trepçës u tentua të manipulohej për fitoren e mysafirëve
Lexo po ashtu Prishtina akuzon se ndeshja ndaj Trepçës u tentua të manipulohej për fitoren e mysafirëve

Megjithëse edhe dy ndeshjet e para u gjykuan nga të huajt dhe fitoi Peja, klubi pejan thotë se vetëm në ndeshjen e tretë ka pasur gabime tendecioze nga gjyqtarët.

Ata kanë kërkuar hetim të plotë të rastit nga organet kompetente.

Edhe ish-drejtori i KB Pejës, Arbër Elshani, ka reaguar pas zhvillimeve tronditëse në basketbollin kosovar. Ai pretendon se drejtori i KB Yllit i ka blerë gjyqtarët për tri sezone, duke përmendur edhe bastet.


Reagimi i plotë i KB Pejës

Jemi të shokuar nga skandali i publikuar sot nga KB Prishtina, edhe më shumë rëndohet situata me faktin që të njëjtit kanë referuar ndeshjen e tretë gjysëm-finale Peja vs Ylli. Kjo ndeshje është përcjellë me shumë gabime tendencioze në referim, nga edhe rrjedhë dyshimi i bazuar që të njejtit kanë qenë të kurdisur edhe në ndeshjen tonë.

Kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente që ky rast të hetohet deri në fund dhe ata që dëshirojnë ta shkatërrojnë basketbollin për interesa shumë të ngushta përsonale të marrin dënimin e merituar.

Kërkojmë nga Federata, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj përsonave përgjegjës për delegimin e referëve.

KB Prishtina është rivali i përbetuar i KB Pejës në fushë, por sot jemi të bashkuar për ti luftuar ata që deshirojnë ta rrënojnë baskebollin dhe punen tonë shumë vjeqare. Sot duhet të jemi të gjitha klubet se bashku për ta mbrojtur integritetin dhe lojen ferr në sport.


Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori