LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi lirohet nga masa e arrestit shtëpiak

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi lirohet nga masa e arrestit shtëpiak

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Ende pa i mbushur një muaj nga masa e paraburgimit, Agim Ademi është liruar nga masa e vendosur nga prokuroria.

Kreu i FFK-së për momentin ndodhet në selinë e Federatës së Futbollit, pra në vendin e punës.


Ndryshe, Agim Ademi ishte arrestuar më 22 mars nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale.

“Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës ishin veprat penale për të cilat akuzohet Ademi.

Së fundmi, Kosova u vizitua nga një delegacioni i përbashkët i UEFA-s dhe FIFA-s, i përbërë nga Servet Yardimci, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryetar i Komitetit të UEFA-s për Federatat Kombëtare, Luca Nicola, kryesues i Qeverisjes Kombëtare dhe Institucioneve Globale të UEFA-s dhe Sofia Malizia, menaxhere e qeverisjes së federatave anëtare të FIFA-s.

UEFA për arrestin shtëpiak të Agim Ademit: Jemi duke e monitoruar situatën dhe jemi në kontakt me FFK-në
Lexo po ashtu UEFA për arrestin shtëpiak të Agim Ademit: Jemi duke e monitoruar situatën dhe jemi në kontakt me FFK-në

Ata ishin në Kosovë për t’u njoftuar nga afër me zhvillimet e fundit rreth FFK-së, procesin e licencimit nga MKRS dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen klubet e futbollit.

Delegacioni mbajti takime me drejtuesit e FFK-së dhe MKRS-së.   /Telegrafi/