LAJMI I FUNDIT:

Interi vazhdon formën e tmerrshme në Serie A, mposhtet në shtëpi nga Monza

Interi vazhdon formën e tmerrshme në Serie A, mposhtet në shtëpi nga Monza

Interi është mposhtur në shtëpi nga Monza me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit ka shkuar në një seri të tmerrshme në kampionat, duke mos fituar pesë ndeshje radhazi.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Interit, por edhe përkundër rasteve të shumta portat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë u zhvillua përsëri Interi ishte skuadër më e mirë, por mysafirët befasuan duke shënuar golin e parë dhe të vetëm duke rrëmbyer tri pikët.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 78-të dhe ishte ish-lojtari i Interit, Luca Caldirola, i cili shënoi me kokë për rezultatin 0-1, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar.

Pas kësaj humbje, Interi mbetet në pozitën e pestë me 51 pikë, ndërsa Monza renditet e 12-ta me 38 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët luajnë në udhëtim te Empoli, ndërsa Monza e pret Fiorentinën. /Telegrafi/

https://twitter.com/vartatico/status/1647334802595495937