LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari për rrjedhjen e dokumenteve top sekrete amerikane do të dalë në gjyq në Boston

I dyshuari për rrjedhjen e dokumenteve top sekrete amerikane do të dalë në gjyq në Boston

Një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së do të dalë në gjykatë të premten në Boston, Massachusetts, i akuzuar në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të inteligjencës ushtarake mbi luftën në Ukrainë.

Jack Teixeira, 21 vjeç, u arrestua të enjten nga FBI-ja në shtëpinë e tij në Dighton, Massachusetts, transmeton Telegrafi.

Çfarë dimë për Jack Douglas Teixeira, personin që dyshohet se ka zbuluar dokumente të klasifikuara amerikane
Lexo po ashtu Çfarë dimë për Jack Douglas Teixeira, personin që dyshohet se ka zbuluar dokumente të klasifikuara amerikane

Teixeira është identifikuar si drejtuesi i një grupi bisedash në internet kur dokumentet dolën për herë të parë.


Ai akuzohet për tërheqjen dhe publikim të paautorizuar të informacionit të klasifikuar.

Arrestohet i dyshuari për zbulimin e informacioneve ushtarake amerikane
Lexo po ashtu Arrestohet i dyshuari për zbulimin e informacioneve ushtarake amerikane

Rrjedhjet e dokumenteve zbuluan vlerësimet e SHBA-së për luftën në Ukrainë si dhe informacione sekrete të ndjeshme për aleatët amerikanë, duke vënë në siklet Washingtonin dhe duke paraqitur rreziqe për sigurinë kombëtare.

Teixeira punoi si specialist i IT-së në krahun e inteligjencës së Gardës Kombëtare të Massachusetts, me që gjendet në Bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Otis në Cape Cod perëndimor.

Ai kishte marrë pjesë në një grup bisede në internet të përbërë kryesisht nga adoleshentë meshkuj, me të cilët dyshohet se kishte ndarë informacione tepër sekrete për muaj të tërë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori