LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dimë për Jack Douglas Teixeira, personin që dyshohet se ka zbuluar dokumente të klasifikuara amerikane

Çfarë dimë për Jack Douglas Teixeira, personin që dyshohet se ka zbuluar dokumente të klasifikuara amerikane

Një punonjës 21-vjeçar i Gardës Kombëtare të Forcave Ajrore të SHBA-së është arrestuar për rrjedhjen e dokumenteve të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane.

Jack Teixeira raportohet të jetë udhëheqësi i një grupi bisedash të video-lojërave në internet ku u publikuan dokumentet sekrete të qeverisë amerikane.


Sipas të dhënave, Teixeira është “Airman 1st Class” me bazë në Gardën Kombëtare Ajrore Otis, e cila ndodhet në Western Cape Cod.

Ai është në Gardën Kombëtare Ajrore që nga shtatori i vitit 2019. Titulli i tij zyrtar është “Cyber Transport Systems Journeyman”.

FBI deklarohet rreth arrestimit të Teixeiras - amerikani dyshohet se ka zbuluar dokumente të klasifikuara
Lexo po ashtu FBI deklarohet rreth arrestimit të Teixeiras - amerikani dyshohet se ka zbuluar dokumente të klasifikuara

Faqja zyrtare e internetit e Forcave Ajrore vë në dukje se personeli i caktuar në punët e Sistemeve të Transportit Kibernetik është përgjegjës për operimin e rrjetit të madh të komunikimit global të Forcave Ajrore, i cili lidh njësitë që operojnë si në SHBA ashtu edhe jashtë saj.

Ndërkohë, zyrtarët e mbrojtjes kanë thënë se detyra të tilla mund të përfshijnë riparimin e qendrave të rrjetit në SHBA ose sistemet e komunikimit me fibra optike në objektet jashtë vendit.

Dokumentet zbuluan edhe informacione për luftën në Ukrainë dhe vende të tjera anembanë botës, raporton bbc.

Pamjet ajrore treguan oficerët duke bërë një arrestim në shtëpinë e familjes së Teixeira, transmeton Telegrafi.

Arrestimi ndodhi në Dighton, qytet me 8000 banorë rreth një orë në jug të Bostonit.

Pamjet tregojnë një të ri, që besohet të jetë Teixeira, duke ecur mbrapsht drejt oficerëve të armatosur të FBI-së me duart e ngritura, përpara se të vihet në pranga dhe ta dërgojnë në një veturë.

New York Times përdori intervista dhe të dhëna të mediave sociale për të identifikuar Teixeiran – anëtar i krahut të inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts – përpara konfirmimit të arrestimit të tij.

FBI lëshoi një deklaratë se arrestimi ndodhi pa incidente dhe se agjentët po vazhdonin të kontrollin shtëpinë e të dyshuarit.

Biden flet rreth publikimit të dokumenteve sekrete të Pentagonit
Lexo po ashtu Biden flet rreth publikimit të dokumenteve sekrete të Pentagonit

Duke filluar disa muaj më parë, të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente të klasifikuara u postuan në Discord – një platformë e mediave sociale e njohur nga video-lojtarët.

Dokumentet – të cilat BBC News po i shqyrton – përmbajnë një sërë vlerësimesh të inteligjencës për luftën në Ukrainë, por edhe inteligjencë të ndjeshme rreth vendeve në mbarë botën, përfshirë aleatët e SHBA-së.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se Pentagoni po vazhdon të punojë për të “kuptuar shtrirjen, shkallën dhe ndikimin e këtyre publikimeve”.

Të mërkurën, Washington Post publikoi një intervistë me një nga anëtarët e dhomës së bisedës ku u shfaqën fillimisht dokumentet.

Ai e përshkroi zbuluesin si një entuziast të ri, karizmatik të armëve, në fillim deri në mesin e të 20-tave, i cili punon në një bazë ushtarake të paidentifikuar.

The Post raportoi se burri ishte drejtuesi i një dhome bisede Discord, duke përfshirë afërsisht dy duzina anëtarë që shkëmbenin “meme, shaka fyese dhe biseda të kota”.

Anëtarët përfshinin njerëz nga Rusia dhe Ukraina dhe një numër vendesh të tjera në Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut, raportoi gazeta.

Në fillim zbulimi i dokumenteve u ruajtën brenda dhomës së vogël të bisedës, por në fillim të muajit mars anëtarët filluan t’i publikojnë në serverë të tjerë të “Discord”, duke përfshirë ata të dedikuar për video-lojën Minecraft dhe një YouTuber filipinas.

Putini i 'i goditur nga kanceri' dhe po merr kimioterapi ndërsa rrethi i tij i brendshëm komploton kundër tij, pretendojnë dokumentet e zbuluara të Pentagonit
Lexo po ashtu Putini i 'i goditur nga kanceri' dhe po merr kimioterapi ndërsa rrethi i tij i brendshëm komploton kundër tij, pretendojnë dokumentet e zbuluara të Pentagonit

Prej aty ata u publikuan në tabelën e mesazheve anësore “4chan” dhe në aplikacionin e bisedës Telegram, veçanërisht në kanalet pro-ruse. Në disa raste ato u ndryshuan për të rritur numrin e viktimave në Ukrainë.

Më herët, gjatë një udhëtimi në Irlandë, presidenti amerikan, Joe Biden tha se hetuesit ishin afër gjetjes së personit që zbuloi dokumentet.

“Ka një hetim të plotë që po zhvillohet, siç e dini, me komunitetin e inteligjencës dhe Departamentin e Drejtësisë, dhe ata po afrohen”, tha Biden para gazetarëve në Irlandën e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori