LAJMI I FUNDIT:

Biden flet rreth publikimit të dokumenteve sekrete të Pentagonit

Biden flet rreth publikimit të dokumenteve sekrete të Pentagonit

Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot se nuk është i shqetësuar për zbulimin e dokumenteve sekrete të Pentagonit.

Në Dublin, ku u takua me presidentin irlandez, Michael D. Higgins, ai u pyet nëse kishte informata të reja rreth situatës.


“Unë nuk jam i shqetësuar për rrjedhjen, por jam i shqetësuar se çfarë ndodhi. Megjithatë, asgjë e re nuk është publikuar, për të cilën nuk jam në dijeni”, tha i pari i shtetit amerikan gjatë një vizite në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës, raporton skynews.

Dokumentet e reja amerikane zbulojnë mosmarrëveshjet e mëdha brenda qeverisë ruse
Lexo po ashtu Dokumentet e reja amerikane zbulojnë mosmarrëveshjet e mëdha brenda qeverisë ruse

“Aktualisht po zhvillohet një hetim i plotë, siç e dini me komunitetin e inteligjencës dhe departamentin e drejtësisë – nuk kam përgjigje tjetër”, deklaroi 80-vjeçari.

Më parë, “Washington Post” njoftoi se një 20-vjeçar i apasionuar pas armëve, i cili punonte në një bazë ushtarake, ishte përgjegjës për zbulimin e dokumenteve të klasifikuara amerikane.

Putini i 'i goditur nga kanceri' dhe po merr kimioterapi ndërsa rrethi i tij i brendshëm komploton kundër tij, pretendojnë dokumentet e zbuluara të Pentagonit
Lexo po ashtu Putini i 'i goditur nga kanceri' dhe po merr kimioterapi ndërsa rrethi i tij i brendshëm komploton kundër tij, pretendojnë dokumentet e zbuluara të Pentagonit

Sipas gazetës amerikane, ky person ndau informacione konfidenciale në platformën Discord, ku kanë qasje një grup me rreth njëzet burra që ndajnë një “dashuri të përbashkët për armët, pajisjet ushtarake dhe Zotin”.

Ndryshe, dokumentet e publikuara flasin rreth luftës në Ukrainë, shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin, spiunimit të shefit të OKB-së, Antonio Guterres si dhe disa çështje tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori