LAJMI I FUNDIT:

Dokumentet e reja amerikane zbulojnë mosmarrëveshjet e mëdha brenda qeverisë ruse

Dokumentet e reja amerikane zbulojnë mosmarrëveshjet e mëdha brenda qeverisë ruse

Dokumentet sekrete ushtarake amerikane të zbuluara rishtazi zbulojnë thellësinë e mosmarrëveshjeve brenda qeverisë ruse rreth luftës në Ukrainë.

Ato zbulojnë grindjet brenda qeverisë ruse për numrin e ushtarëve të vdekur dhe të plagosur në Ukrainë, raporton skynews.


Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka akuzuar ushtrinë për fshehjen e shkallës së viktimave ruse, thotë Ney York Times.

Dokumentet e reja thuhet se zbulojnë sesi agjencitë amerikane të spiunazhit kanë arritur të depërtojnë “pothuajse çdo aspekt të aparatit të inteligjencës ruse dhe strukturës së komandës ushtarake”.

Probleme gjatë mobilizimit, Putini ndryshon 'rregullat për shërbimin ushtarak' - ata që refuzojnë përballen me 'kufizime drastike'
Lexo po ashtu Probleme gjatë mobilizimit, Putini ndryshon 'rregullat për shërbimin ushtarak' - ata që refuzojnë përballen me 'kufizime drastike'

Moska është akuzuar prej kohësh se po përpiqet të parandalojë raportimin e shtrirjes së vërtetë të humbjeve të saj.

Më herët sot, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Vladimir Putin po bënte një luftë “të keqmenaxhuar dhe të dështuar” në Ukrainë.

“Zyrtarët e FSB-së, thuhet në dokument, pretendojnë se numri i ministrisë nuk përfshin të vdekurit dhe të plagosurit midis Gardës Kombëtare Ruse, forcës mercenare Wagner ose luftëtarëve të dalë nga Ramzan Kadyrov, udhëheqës i republikës jugore ruse, Çeçenia”, shkruan gazeta amerikane.

Shërbimi llogariti se janë afër 110 mijë viktimat ruse. As Rusia dhe as Ukraina nuk kanë publikuar shifra të sakta të viktimave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori