LAJMI I FUNDIT:

Te Juventusi ka shpërthyer një përplasje e ashpër: Paredes nuk e duron më Allegrin

Te Juventusi ka shpërthyer një përplasje e ashpër: Paredes nuk e duron më Allegrin

Një përplasje e ashpër shpërtheu mes Leandro Paredes dhe Massimiliano Allebri gjatë një seance stërvitore të hapur të Juventusit të dielën.

Bianconerët u stërvitën para rreth 300 tifozëve në qendrën e tyre stërvitore në Continassa të dielën në mëngjes, ku disa ishin mbledhur për të parë ekipin duke u përgatitur për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sporting Lisbonës të enjten.


Ndërsa lojtarët ndaluan për foto dhe nënshkruan disa autografe, tensionet po rriteshin mes Paredes dhe Allegrit, raporton La Gazzetta dello Sport.

Paguhet 13 milionë euro në sezon, Szczesny nga të parët që mund të sakrifikohet në sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Paguhet 13 milionë euro në sezon, Szczesny nga të parët që mund të sakrifikohet në sezonin e ardhshëm

Sipas raportimit, mesfushori ishte tejet i nervozuar dhe u fut përsëri në dhomën e zhveshjes, disa metra pas trajnerit të tij, përpara se të largohej përfundimisht  pak çaste më vonë.

Para një pjese të madhe të skuadrës së Juventusit, Paredes filloi të përballet me Allegrin për mungesën e mundësive të tij për të luajtur që kur huazimi i tij në Torino nga Paris Saint-Germain filloi në gusht.

Argjentinasi ka regjistruar vetëm 1086 minuta në të gjitha ndeshjet e Juves në të gjitha garat këtë sezon dhe ka luajtur vetëm 170 minuta që nga shkurti.

U raportua gjithashtu se Paredes ishte i zemëruar për shkak se ai e humbi vendin e tij nga 21-vjeçari, Enzo Barrenechea që shpesh preferohet në formacionet fillestare të Allegrit.

Kaq armiqësor ishte diskutimi mes mesfushorit të huazuar dhe trajnerit të Juventusit, sa Paredes nuk qëndroi për drekën e planifikuar me pjesën tjetër të stafit të lojës dhe trajnerit më vonë atë pasdite.

Juventusi shënon humbje për pjesën e parë të sezonit - borxhet neto janë shumë të larta
Lexo po ashtu Juventusi shënon humbje për pjesën e parë të sezonit - borxhet neto janë shumë të larta

Që kur u eliminua nga Liga e Kampionëve, Juventusi nuk ka më detyrim të blejë Paredes nga PSG në verë për çmimin e rënë dakord prej 20 milionë euro.

Gazzetta raporton se Juventusi do të preferonte që ato para të investoheshin në Davide Frattesi të Sassuolos , i cili po bëhet një objektiv gjithnjë e më i kërkuar në Allianz Stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori