LAJMI I FUNDIT:

Si ka ndryshuar tabloja territoriale gjatë luftës në Ukrainë?

Si ka ndryshuar tabloja territoriale gjatë luftës në Ukrainë?

Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima në radhët e civilëve dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Skynews ka publikuar disa harta rreth pamjes territoriale të luftës në Ukrainë – pra si kanë ndryshuar ato me kalimin e kohës.

Harta e parë është nga 9 marsi i vitit të kaluar – vetëm disa javë pas luftës. Ajo demonstron shpejtësinë me të cilën forcat e presidentit rus, Vladimir Putinit pushtuan pjesën më të madhe të bregut të Detit të Zi – megjithëse ende nuk kishte përfunduar lufta brutale për Mariupolin.


Gjithashtu mund të shohim se si trupat ruse erdhën nga Bjellorusia drejt Kievit – që atëherë është pretenduar se Kremlini besonte se mund të merrnin kryeqytetin brenda pak ditësh.

E njëjta hartë pak muaj më vonë, në maj 2022  na informon për dy nga zhvillimet kryesore të kësaj lufte.

Ju do të shihni se deri atëherë kishte pasur një tërheqje të plotë të rusëve nga fronti verior – Putin që kishte dështuar në misionin për ta kontrolluar Kievin – dhe në vend të kësaj kishte ri-fokusuar ambiciet ushtarake në lindje.

Së dyti, beteja e përgjakshme për Mariupolin, e cila kulmoi me grumbullimin e trupave ukrainase në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Azovstal, tani ishte drejt fundit, me dorëzimin e regjimentit të Azovit.

Kaluan gjashtë muaj dhe tabloja territoriale është vendosur në diçka si ajo që shohim sot – me disa dallime kryesore.

Do të shihni se kjo hartë në nëntor të vitit 2022 kishte forca ruse në Kherson, transmeton Telegrafi.

Një kundërofensivë ukrainase kishte filluar në fund të gushtit dhe më 9 nëntor forcat ruse u urdhëruan të tërhiqeshin nga Kherson dhe përtej Dnieper.

Ju gjithashtu mund të shihni se një qytet për të cilin tani raportojmë si një fushë beteje kryesore nuk është gjithashtu etiketuar më poshtë.

Beteja për Bakhmutin filloi në të vërtetë verën e kaluar, por vetëm gjatë dimrit është bërë fokusi i titujve të lajmeve dhe ndoshta beteja më e dukshme në vazhdim, qoftë edhe simbolikisht pasi zona ka relativisht pak rëndësi ushtarake.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi në fund të muajit të kaluar se humbja atje do t’u jepte pushtuesve një shtysë të re dhe do të dëmtonte seriozisht moralin e forcave të Kievit.

Përveç Bakhmutit, do të shihni që tabloja territoriale duket relativisht e pandryshuar – siç mund të pritej gjatë muajve të dimrit.

Por me një kundërofensivë pranverore që pritet nga Ukraina, të sapoarmatosur me tanke perëndimore, kush e di se si do të duket harta pas disa muajsh. /Telegrafi/