Ministria e Mbrojtjes po mohon se është shkelur Ligji për Policinë Ushtarake, në rastin kur nuk doli në vendngjarje e as marrje në pyetje të pjesëtarit të saj, Azem Kurtaj, që u përfshi në incidentin e plagosjes së dy personave në Shtërpcë. Megjithëkëtë, mosreagimin e tyre dhe këtë shkelje procedurale të Policisë e Prokurorisë, mbrojtja është duke e shfrytëzuar për të rrëzuar aktakuzën.
Policia ushtarake, organ i njohur sipas Ligjit edhe në bazë të cilit funksionon, duket se nuk e ka kryer detyrën ashtu siç përcaktohet në një nga rastet që bëri bujë në këtë fillimvit.
Zyrtarë të Policisë Ushtarake nuk ishin fare në vendngjarje kur u arrestua pjesëtari Azem Kurtaj, ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Policinë Ushtarake.
Sipas nenit 13, pika 1.3 e të këtij ligji, polici ushtarak shoqëron në zyrat e Policisë Ushtarake, pjesëtarët e uniformuar dhe civilët në të gjitha rastet që janë gjetur në vendngjarje dhe për të cilët dyshohet se janë autorë të veprës penale.
Azem Kurtaj ishte vetëdorëzuar në momentin kur ka ndodhur incidenti në Shtërpcë por u arrestua e dërgua në stacion nga Policia e Kosovës.
Policia ushtarake nuk u përfshi as në marrin në pyetje, ashtu siç ka konfirmuar vet Ministria e Mbrojtjes por megjithatë, ky institucion mohon se kishte shkelje të ligjit.
“Policia Ushtarake ka qenë e pranishme në stacionin policor për të pranuar raportin e deklaruesit, por nuk është brenda kompetencave të këtij organi të trajtoj këtë rast përtej FSK-së, pasi i akuzuari dyshohet për plagosjen me armë të dy qytetarëve të komunitetit serb gjë që konsiderohet vepër penale dhe tejkalon kompetencat e Policisë Ushtarake, të cilët merren me rastet e shkeljeve të masave disiplinore apo kundërvajtjeve në trafik nga ana e pjesëtarëve të FSK-së”, kanë thënë Ministria e Mbrojtjes.
Megjithëkëtë, pikërisht kjo mosndërhyrje e Policisë Ushtarake është duke u përdorur nga mbrojtja e Kurtajt për të rrëzuar aktakuzën e Prokurorisë.
“Në shkresat e lëndës, mbrojtja nuk ka gjetur ndonjë rol të Policisë Ushtarake në hetimin dhe trajtimin e rastit në fjalë. Andaj, kjo shkelje e ligjit në fuqi nga ana e institucioneve tona është një ndër argumentet kryesore të mbrojtjes në kundërshtimin e aktakuzës dhe provave të grumbulluara në kundërshtim me ligjin në fuqi”, ka theksuar Kujtim Kërveshi, avokat i Azem Kurtajt.
Por, sipas ushtarakut Kadri Kastrati, ky është më shumë gabim i Policisë së Kosovës sesa Ministrisë së Mbrojtjes.
“Policia e Kosovës duhet ta dijë që nëse has në ndonjë rast, në ndonjë aksident apo ndonjë incident që është i përfshirë një pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës, atëherë ata janë të detyruar të sigurojnë vendin e ngjarjes, dhe të njoftojnë Policinë Ushtarake dhe të mos veprojnë e të mos marrin veprime derisa Policia Ushtarake të vjen dhe të jetë prezent aty në vendin e ngjarjes, në këtë rast mendoj se është bë gabim nga të dyja palët por më tepër nga Policia e Kosovës”, ka deklaruar gjenerali Kadri Kastrati.
FSK-ja ka njoftuar gjithashtu se Azem Kurtaj vazhdon të jetë vetëm i pezulluar nga puna deri në një vendim të formës së prerë të Gjykatës. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur