Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatdhetarët në Gjermani e Austri.
Këtë të shtune LDK organizoi tubim me bashkatdhetarët në Hamburg të Gjermanisë, ku nga këtu pati edhe thirrje nga i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku që të votohet eurodeputeti David McAllister në zgjedhjet e ardhshme, si mik i madh i Kosovës dhe zë i saj në Parlament.
‘’David McAllister ka qenë më shumë se një aleat; ai ka qenë një mik i vërtetë i Kosovës. Përpjekjet e tij në Parlamentin Evropian kanë qenë të rëndësishme në sjelljen e çështjeve tona në ballë, duke mbrojtur interesat tona dhe duke siguruar që zëri ynë të dëgjohet në sallat ku merren vendimet për të ardhmen tonë. David McAllister i ka qëndruar pranë Kosovës në kohë sfidash dhe festash. Ai ka punuar pa u lodhur për të promovuar integrimin tonë evropian, ka argumentuar me pasion për njohjen e sovranitetit tonë dhe ka mbështetur iniciativat që na sjellin më pranë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian’’, deklaroi Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut çdo votë për eurodeputetin David McAllister, është një hap drejt forcimit të një miqësie që i kapërcen kufijtë.
‘’Është një votë për një Evropë që njeh dhe respekton Kosovën. Është një votë për avokim të vazhdueshëm, për politika nga të cilat përfitojnë familjet tona, ëndrrat tona dhe brezat tanë të ardhshëm në vendlindje’’.
McAllister aktualisht kryeson Komisionin për Pune të Jashtme të PE-së. Partia e tij, Unioni Kristian Demokrat CDU, është anëtare e Partive Popullore Evropiane ku është edhe LDK-ja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Refuzimi i hyrjes në Kosovë për patriarkun serb, Stano: Kosova shkeli marrëveshjen për vizitat zyrtare
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
RENEA rrethon banesën e vrasësit të policit në Fier, ku dyshohet se fshihet 23-vjeçari
LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen