LAJMI I FUNDIT:

FIFA publikon renditjen e re – Kosova nuk ndryshon pozitë, Shqipëria pëson rënie

FIFA publikon renditjen e re – Kosova nuk ndryshon pozitë, Shqipëria pëson rënie

FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare, Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka ndryshuar pozitë dhe Argjentina ka rikthyer pozitën e parë, duke rrëzuar Brazilin nga froni.

Kampionët e botës, Argjentina kaluan Brazilin, pasi shijuan fitoret në miqësore ndaj Panamasë dhe Curaçaos në të njëjtën kohë kur rivalët e tyre të vjetër po humbnin ndaj Marokut.

Franca e dyta, gjithashtu kaloi para brazilianët pasi mundi Holandën dhe Republikën e Irlandës në kualifikimet e tyre për “EURO 2024”.


Pozitat tjera mbesin të pandryshuara në ‘top 10’, me Belgjikën në vend të katërt, Anglinë në të pestin, ndërsa pas tyre vijnë Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Në renditjen e re të FIFA-s, Kosova nuk ka pësuar asnjë rënie apo ngjitje, pas barazimeve me Izraelin dhe Andorrën në kualifikimet për “Euro 2024”.

“Dardanët” kanë mbetur në pozitën e 107-të me 1186 pikë.26.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në renditje pas humbjes nga Polonia në kualifikimet për “Euro 2024”.

“Kuqezinjtë” e shohin veten në pozitën e 68-të me 1344.95 pikë. /Telegrafi/