LAJMI I FUNDIT:

Clinton pranon se bëri një gabim në vitin 1994: Nuk është dashur të bind ukrainasit të heqin dorë nga armët bërthamore

Clinton pranon se bëri një gabim në vitin 1994: Nuk është dashur të bind ukrainasit të heqin dorë nga armët bërthamore

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, shprehu keqardhjen në një intervistë për “Rte”, që kishte bindur autoritetet ukrainase të heqin dorë nga armët e tyre bërthamore në vitin 1994.

Sipas Clintonit, Rusia nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën, nëse Kievi do të kishte ende arsenalin e saj bërthamor, transmeton Telegrafi.

Ish-presidenti amerikan foli për luftën në Ukrainë dhe kujtoi vitin tashmë të largët 1994.


Zelensky kalon kufirin për në Poloni, pritet të takohet me presidentin dhe kryeministrin në Varshavë
Lexo po ashtu Zelensky kalon kufirin për në Poloni, pritet të takohet me presidentin dhe kryeministrin në Varshavë

“Ndjej një përgjegjësi personale sepse e bëra Ukrainën të pranonte të heqë dorë nga armët e saj bërthamore. Dhe asnjëri prej tyre nuk beson se Rusia do të kishte bërë një zgjedhje të tillë nëse Ukraina do t’i kishte ende ato armë”, shtoi Clinton.

Në janar 1994, Clinton nënshkroi një marrëveshje trepalëshe me presidentët e atëhershëm të Rusisë, Boris Yeltsin dhe Ukrainës, Leonid Kravchuk, për çmontimin e arsenalit të armëve bërthamore strategjike që mbetën në tokën ukrainase pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Shtetet e Bashkuara ishin gjithashtu palë në një marrëveshje të lidhur të nënshkruar në të njëjtin vit, që përfshinte një angazhim rus për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës.

Raketa ruse bie në një zonë urbane pak metra larg ushtarëve ukrainas, shpëtojnë mrekullisht pa as më të voglin lëndim
Lexo po ashtu Raketa ruse bie në një zonë urbane pak metra larg ushtarëve ukrainas, shpëtojnë mrekullisht pa as më të voglin lëndim

“E dija që presidenti Putin nuk e mbështeti marrëveshjen e presidentit Yeltsin për të mos shkelur kurrë kufijtë territorialë të Ukrainës, një marrëveshje që ai bëri sepse donte që Ukraina të hiqte dorë nga armët e saj bërthamore”, tha Clinton.

Ai shtoi se kishin frikë nga kjo sepse mendonin se ishte e vetmja gjë që i mbronte nga ekspansionizmi rus.

“Kur u bë e përshtatshme, presidenti Putin theu këtë marrëveshje dhe mori Krimenë i pari. Ndihem tmerrshëm për këtë, sepse Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm”, vazhdoi ish-presidenti amerikan.

SHBA ndan edhe 2.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Lexo po ashtu SHBA ndan edhe 2.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Clinton tha se mbështetja perëndimore për Ukrainën duhet të mbetet e qëndrueshme.

“Mendoj se ajo që bëri Putin ishte shumë e gabuar dhe mendoj se Evropa dhe SHBA duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. Mund të vijë një moment kur qeveria ukrainase do të besojë se mund të arrijë një marrëveshje paqeje me të cilën mund të jetojë, por unë nuk mendoj se ne të tjerët do të duhej ta shtynim përpara”, përfundoi Clinton. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori