LAJMI I FUNDIT:

Zelensky kalon kufirin për në Poloni, pritet të takohet me presidentin dhe kryeministrin në Varshavë

Zelensky kalon kufirin për në Poloni, pritet të takohet me presidentin dhe kryeministrin në Varshavë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kaluar kufirin për në Poloni, ku do të bëjë një vizitë zyrtare te një aleat i ngushtë, tha sot këshilltari i tij për politikën e jashtme.

“Mund të them se Zelensky ka kaluar kufirin polak”, tha Marcin Przydacz për televizionin privat TVN24, transmeton Telegrafi.


Vizita, e njoftuar këtë javë nga Polonia, por jo e konfirmuar zyrtarisht nga Kievi, vjen pasi Ukraina planifikon të nisë një kundërofensivë në javët ose muajt e ardhshëm për të rimarrë territorin e pushtuar në lindje dhe jug të saj.

Si një aleat i ngushtë, Polonia luajti një rol të madh në inkurajimin e mbështetjes ushtarake dhe politike perëndimore për Kievin kundër pushtimit rus.

“(Vizita) duhet kuptuar si një shenjë besimi dhe mirënjohjeje për Poloninë dhe polakët”, tha Przydacz në televizion mbrëmë.

Raketa ruse bie në një zonë urbane pak metra larg ushtarëve ukrainas, shpëtojnë mrekullisht pa as më të voglin lëndim
Lexo po ashtu Raketa ruse bie në një zonë urbane pak metra larg ushtarëve ukrainas, shpëtojnë mrekullisht pa as më të voglin lëndim

Polonia ka pranuar më shumë se një milion refugjatë ukrainas gjatë 13 muajve të fundit të luftës. Anëtari i NATO-s luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm, në bindjen e fuqive të tjera perëndimore për të furnizuar Ukrainën me tanke dhe armë të tjera.

Furnizimet ushtarake ishin thelbësore që Ukraina të mbrohej dhe të hakmerrej kundër forcave ruse, që kaluan kufirin ukrainas në shkurt 2022.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, tha dje se Kievi është mirënjohës ndaj Polonisë për hapjen e rrugës për dërgesat e aeroplanëve luftarakë MiG. Przydacz tha se MiG-ët e parë tashmë janë dorëzuar në Ukrainë.

“MiG-të nga Polonia do të forcojnë ndjeshëm mbrojtjen tonë, do të na lejojnë të bëjmë qiejt tanë më të sigurt, të shpëtojmë jetën e qytetarëve tanë dhe gjithashtu të zvogëlojmë shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet ruse”, shkroi Reznikov në Telegram.

“Gjatë udhëtimit, Zelensky do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda dhe kryeministrin Mateusz Moraëiecki, si dhe do të bisedojë me refugjatët ukrainas dhe qytetarët polakë”, tha Przydacz.

“Bisedimet do të fokusohen në zhvillimet në vijën e parë të Ukrainës, mbështetjen ndërkombëtare dhe bashkëpunimin ekonomik”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori