LAJMI I FUNDIT:

Shpesh bënte komente kritike për luftën në Ukrainë, vritet nga një shpërthim një nga blogerët ushtarakë rusë më me ndikim

Shpesh bënte komente kritike për luftën në Ukrainë, vritet nga një shpërthim një nga blogerët ushtarakë rusë më me ndikim

Blogeri i njohur ushtarak rus, Vladlen Tatarsky, u vra në një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg të dielën.

Kështu kanë njoftuar agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar burime të thonë se ai ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Tatarsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Maxim Fomin, kishte më shumë se 560,000 ndjekës në Telegram dhe ishte një nga blogerët ushtarakë më me ndikim, të cilët kanë dhënë një koment shpeshherë kritik për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ai ishte mes qindra të pranishmëve në një ceremoni luksoze të Kremlinit shtatorin e kaluar për të shpallur aneksimin nga Rusia të katër rajoneve pjesërisht të okupuara të Ukrainës, një lëvizje që shumica e vendeve në OKB e dënuan si të paligjshme.

Një faqe interneti në Shën Petersburg tha se shpërthimi ndodhi në një kafene që dikur i përkiste Yevgeny Prigozhin, themeluesit të ushtrisë private Wagner që po lufton për Rusinë në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve RIA ka bërë të ditur se gjashtë persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi. Nuk kishte asnjë tregues se kush ishte përgjegjës.

Nëse Tatarsky do të shënjestrohej qëllimisht, do të ishte vrasja e dytë në tokën ruse e një figure të lidhur me luftën në Ukrainë.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë akuzoi shërbimet sekrete të Ukrainës gushtin e kaluar për vrasjen e Darya Dugina-s, vajzës së një ultra-nacionalisti, në një sulm me makinë bombë pranë Moskës.

Por Ukraina mohoi përfshirjen në një rast të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori