Brenda dy ditëve të kaluara, saktësisht më 30 dhe 31 mars janë djegur pesë vetura në veri të vendit, ndërsa lidhur me këtë ka pas reagime të shumta nga vendorët dhe ndërkombëtarët.
Pas djegies fillimisht të dy veturave më 30 mars pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.
Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit janë iniciuar rastet ‘zjarrvënie’ për procedura të mëtejme hetimore.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj drejt hetimit dhe zbardhjes së rasteve të tilla, si dhe në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.
E pas kësaj ka reaguar Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani. Ai thekson se strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të Kosovës.
“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të Kosovës!
Mbrëmë janë djegur edhe 3 makina të tjera vetëm se kishin targa të Kosovës. Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për të penguar jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit”, shkruan Vela.
E për këtë ka reaguar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar sot pasi brenda dy dite janë djegur pesë vetura në veri të vendit me targa RKS.
Haradinaj thekson se incidentet e dy-tri ditëve të fundit në veri janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri, me pasoja edhe për sigurinë në atë pjesë të vendit.
Ai më tej thotë se refuzimi i Listës Serbe për të marr pjesë në zgjedhjet lokale atje shpërfaq mosgatishmërinë e palës serbe që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel.
Reagime për djegien e veturave në veri të vendit ka pasur edhe nga ndërkombëtarët.
Shefi i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo vepër që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar.
“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi me targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë akterët përkatës”, ka shkruar ai.
Tutje ai ju ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të identifikojnë dhe ndjekin përgjegjësit e këtyre veprave.
Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka cilësuar këto akte si vepra frikacake dhe kriminale.
“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh. SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa RKS për veturat sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier.
“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.
Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar aktin e djegies së disa veturave të qytetarëve të nacionalitetit serb në veri të vendit, duke i quajtur veprime të dhunshme.
Sipas tij, dhuna nuk është kurrë një opsion i mirë.
Ai tha se beson se autoritetet e Kosovës do të hetojnë rastet dhe do të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.
“Jam plotësisht dakord. Dhuna nuk është kurrë një opsion! Kam besim të plotë se autoritetet kosovare do t’i hetojnë rastet tërësisht dhe do t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkuar Rohde. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe