LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin imazhet e kufjeve Sony WF-C700 TWS

Rrjedhin imazhet e kufjeve Sony WF-C700 TWS

Sony pritet që të sjellë një model të ri të dëgjuesve pa kabllo, e gjithashtu edhe një ngjyrë të re blu për kufjet e saja WH-1000XM5.

Dëgjueset WF-C700 pritet të arrijnë si oferta më e re e gamës së modelit të mesëm TWS.

Përderisa nuk kemi aq shumë informata mbi specifikat e tyre, GSM Arena shkruan se ato janë në dispozicion në të paktën 4 ngjyra – të zeza, të bardha, të kaltra dhe të gjelbra, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.


Këto dëgjuese përmbajnë një dizajn të njëjtë me modelin e 2021-shit WF-C500, dhe brenda paketës së dërgimit do të ketë edhe pjesët rezervë dhe kabllon për karikim USB-C.

Pjesa tjetër e imazheve shfaq kufjet WH-1000XM5 në ngjyrën e re blu e errët.

Kufjet përmbajnë theksime ngjyrë të artë, ndërsa çanta e tyre bartëse gjithashtu ka patentat me theksime me ngjyrë të artë. /Telegrafi/