LAJMI I FUNDIT:

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka informuar përdoruesit se do të ndërpresë plotësisht paketën e tij të përballueshme Basic.

Platforma e transmetimit u dërgoi një email përdoruesve duke i informuar ata për një ndryshim të ri në abonime, pra anulimin e nivelit Basic nga qershori i këtij viti, transmeton Telegrafi.


Ka pasur shenja që Netflix e ka planifikuar këtë lëvizje prej disa kohësh, pasi vitin e kaluar plani i abonimit Basic u ndërpre në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, dhe më parë në Kanada.

Rreth asaj kohe, përdoruesit duhej të përdornin nivelin e abonimit “Standard me reklama” dhe Netflix u përpoq të tregonte se kjo nuk ishte aq e tmerrshme, duke theksuar një ulje çmimi prej 25 për qind (në rreth 5 euro), si dhe një përmirësim në cilësi transmetimi (në 1080p Full HD).

Kjo nuk do t’i kënaqë shumë klientët, ndoshta, nëse e dimë që çmimi është rritur disa herë kohët e fundit. Ata që nuk duan reklama do të duhet të paguajnë të paktën për nivelin e rregullt “Standard”, i cili kushton dy herë më shumë se ai me reklama. /Telegrafi/