LAJMI I FUNDIT:

Agueros i përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë transmetimit

Agueros i përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë transmetimit

Ish-sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero mori pjesë në një transmetim ‘live’ në platformën “Tëitch” të Ibai Llanos dhe në një moment të bisedës ai shkaktoi shqetësim pasi ndaloi fjalimin duke mbajtur gjoksin.

Aguero ka rikthyer edhe njëherë shqetësimet e atakut kardiak të cilin e pësoi sa ishte lojtar i Barcelonës dhe u detyrua të pensionohej nga futbolli i luajtur.


Ai pati një shtrëngim në gjoks, duke shqetësuar kështu intervistuesin e tij në këtë ‘live’, derisa vet Aguero tha se mund të ketë pasur telashe me ritmin e rrahjeve të zemrës.

“Çfarë ka, burrë?”, e pyeti Ibai Llanos kur pa Agueron duke shtrënguar duart.

“Mendoj se pata një mini-aritmi”, u përgjigj Aguero, ndërsa transmetuesi vazhdoi me pyetjen: “A doni që të shkojmë te mjeku?”.

“Jo, jo. Sepse unë kam një çip dhe çipi i famshëm do të dërgojë një sinjal”, vazhdoi argjentinasi.

Ndryshe, Aguero pësoi një atak kardiak në muajin tetor të vitit 2021 kundër Deportivo Alaves dhe pasi u testua nga një kardiolog, iu desh të tërhiqej nga futbolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori