LAJMI I FUNDIT:

IPK-ja gjatë vitit të kaluar ka rekomanduar suspendimin e 167 zyrtarëve policorë

IPK-ja gjatë vitit të kaluar ka rekomanduar suspendimin e 167 zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës gjatë vitit 2022 ka rekomanduar suspendimin e 167 zyrtarëve policorë.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Siguri në mbledhjen e së martës.


Ai gjithashtu ka thënë se IPK-ja vitin e kaluar ka trajtuar 1 mijë e 697 ankesa nga qytetarët.

“Kemi trajtuar 1697 ankesa të pranuara nga qytetarët. Në fushën e parandalimit kemi hetuar 257 punonjës policorë dhe kemi arrestuar 108 punonjës. Po ashtu, kemi rekomanduar suspendimin e 164 punonjësve policorë”, ka thënë tutje Hodaj.

Si sukses të IPK-së, Hodaj ka përmendur edhe luftimin e korrupsionit brenda Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se synimi i tyre është fuqizimi i integritetit policor.

Ndërsa, deputetët opozitarë ngritur shqetësime për rekrutimin e njësitit të specializuar në mbrojtjen e afërt.

Sipas tyre, diskualifikimi i disa prej zyrtarëve policorë pas kalimit të gjitha trajnimeve ka qenë për arsye politike.

Mirëpo, kryeshefi Hodaj ka thënë se ndër kriteret shtesë për secilin rekrutim të njësive të specializuara është edhe verifikimi i së kaluarës.

Sipas tij, ky mund të jetë kriteri që disa prej kandidatëve nuk e kanë kaluar./Telegrafi/