LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Klinikës Emergjente flet për gjendjen e të plagosurve në Prishtinë

Drejtori i Klinikës Emergjente flet për gjendjen e të plagosurve në Prishtinë
Foto: Arkiv

Drejtori i Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e dy personave që janë plagosur sonte rreth orës 20:20 në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Syla ka bërë të ditur se të plagosurit janë në gjendje stabile.


“Janë dy të plagosur por në gjendje stabile. Njëri sipas të gjitha gjasave do të pranohet në Klinikën e Ortopedisë” – ka njoftuar Syla, për Kallxo, i cili ka thënë se njëri nga ta është plagosur me mjet të mprehtë kurse tjetri me armë zjarri.

Të shtëna me armë në qendër të Prishtinës, dy të plagosur
Lexo po ashtu Të shtëna me armë në qendër të Prishtinës, dy të plagosur

Ai ka bërë të ditur se të plagosurit janë rreth moshës 21-23 vjeçare.

Ndërkaq, lidhur me këtë rast, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e Policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori