LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në qendër të Prishtinës, dy të plagosur

Të shtëna me armë në qendër të Prishtinës, dy të plagosur
Rruga “Qamil Hoxha”, shihen disa pjesëtarë të policisë së Kosovës duke vendosur shiritat ne rrugë

Dy persona  janë plagosur në Prishtinë mbrëmjen e së hënës si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ka theksuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa shtoi janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”, ka njoftuar tutje Ahmeti./Telegrafi/