Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e paqes” në kuadër të konferencës Defense 24, që po mbahet në Poloni, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të shteteve anëtare të NATO-s, dhe intervenimit të tyre të suksesshëm në Kosovë me qëllim ndërprerjen e gjenocidit dhe çlirimin e vendit.
Maqedonci ka thënë se “Kosova si shtet i pavarur me rritjen më të madhe ekonomike në Ballkan, zhvillimin më të dukshëm në lirinë e mediave, fjalës së lirë, është një histori suksesi e misionit të NATO-s, por për fat të keq nuk mund të themi se rreziku në Ballkan më nuk ekziston”.
“Derisa po zhvillohet agresioni rus në Ukrainë, zgjatimi i Rusisë në Ballkan, Serbia, po i njëjti shtet që shkaktoi luftën në vitin 1999 në Kosovë, vazhdon të ketë qasje agresore ndaj Kosovës”, ka thënë Maqedonci, transmeton Telegrafi.
Më tej ai ka thënë se “sulmi në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, dëshmoi që mendësia e njëjtë hegjemoniste vazhdon të ekzistojë në mesin e kastës drejtuese të Serbisë”.
“Grupet terroriste të sulmit në Banjskë janë financuar nga institucionet qeveritare serbe, ashtu si dhe institucionet paralele e grupet kontrabanduese në veri të Kosovës, me qëllimin primar destabilizimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka thënë se “vendosja e tre nga katër brigadat e Ushtrisë së Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën, me rreth 48 baza ushtarake, përbën shqetësim për ne, ashtu si dhe fakti që ky shtet me qasje armiqësore vazhdon të investoj në blerjen e sistemeve të armatimeve sulmuese”.
“Interesat e Serbisë dhe Rusisë janë të dyanshme, datojnë qysh nga shekulli i XVIII. Një gjendje jostabile në Ballkan do t’i shërbente si Rusisë në vazhdimin e luftës me qëllim aneksimin e Ukrainës, ashtu edhe Serbisë në ushqimin e idesë iluzive për krijimin e Serbisë së Madhe”.
Ministri Maqedonci ka thënë gjithashtu se “është e dukshme që Serbia është shumë më e afërt me politikat e lindjes sesa ato perëndimore, prandaj është shumë e rëndësishme vazhdimi i pranisë së trupave të NATO-s në Kosovë, për aq kohë sa nuk kemi shenja të qarta të reflektimit nga ana e Serbisë dhe demokratizimit të njëmend të saj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare