LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM akuzon MPJ-në për shpenzime për marketing politik

OBRM-PDUKM akuzon MPJ-në për shpenzime për marketing politik

Dua të theksoj se shfrytëzimi i institucionit të MPJ-së dhe reputacionit të tij për reklama të lira nga ministri Osmani paraqet keqpërdorim të institucionit, tha deputeti nga OBRM-PDUKM, Antonijo Milloshoski, në panelin e sotëm me temën “Situata alarmante në diplomacinë maqedonase”.

Atë që ligjërisht ka kompetenca e ministrisë për të promovuar shtetin përtej kufijve të saj në fushën ekonomike, politike, tregtare dhe kulturore, tashmë Ministria e Jashtme është kthyer në një institucion që reklamon ministrin brenda shtetit, dhe më së shumti në komunën Çair ku ka marrë detyrë partiake për pajtimin e fraksioneve në partinë e tij amë.


“Unë kam vërejtur sjellje joserioze të Sekretarit të Jashtëm dhe kam qenë i tmerruar se sa i lirë është reduktuar programi i marketingutnga MPJ. Ishte në korrik të vitit 2021 kur mediat u thirrën në ministri për tu njoftuar se kishin blerë 5 skuter elektrikë dhe 6 helmeta. Kjo ishte ngjarja e ditës me deklaratën e ministrit se ministria po hyn në diplomacinë mjedisore dhe se ato do të përdoren nga diplomatët për të shkuar në institucionet e tjera” – tha Milloshoski.

Ndërkaq nga Мinistria e Punëve të Jashtme kanë reaguar nëpërmjet një komunikate me shkrim duke thënë se ministria sot përballet me mangësi serioze sistematike e që është rezultat i punës afatgjate joprofesionale dhe qasjes thellësisht partiake në drejtimin e institucionit në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme udhëhiqej nga ministra të VMRO-DPMNE-së. Me tribunën e sotme partiake të VMRO DPMNE-së, edhe një herë publikisht e pamë dëmin që kjo parti i shkaktoi diplomacisë përmes partizimit të Ministrisë, pikërisht gjatë kohës kur udhëhiqej nga personat që sot ishin në tribunë.

“Vitet e fundit, për herë të parë në funksionimin e institucionit, nuk ka rëndësi bindja partiake e diplomatëve, që prej dekadash partitë politike i kanë ndarë në tanët dhe tuajin. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe të fundit, ka ardhur në pah ekspertiza dhe puna e paanshme e diplomatëve dhe ambasadorëve. Në atë periudhë si njerëz të parë në ambasada dërgoheshin pastiçierë, e të ngjashme – me të cilët vështirë mund të ndërtohet një punë profesionale e paanshme dhe objektive e diplomatëve”.

Nga MPJ thonë se që nga fillimi i mandatit të ministrit aktual, punësimet, gradimet dhe dërgimi në misione, kryhen përmes shpalljeve të brendshme, në përputhje me procedurat ligjore dhe këto aktivitete kryhen sipas merit-sistemit, duke respektuar parimin etnik dhe gjinor./SHENJA

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori