Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, ka përfunduar debati parlamentar për dialogun me Serbinë.
Marrëveshja e dakorduar u kritikua nga opozita në seancën e sotme, derisa kryeministri Kurti e quajti marrëveshjen si njohje de-facto të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit tha se dialogu Kosovë – Serbi ka degraduar.
Kryeministri, sipas tij, dje pranoi se ka Asociacion.
Këto vendime Kurti, sipas tij, i mori në ‘Vilen e Titos’ në Ohër, me 18 mars.
“Kryeministri nuk bëri tradhti kombëtare, por bëri tradhti ndaj votuesve të tij. Rrezikon që serbëve në Kosovë t’u japë edhe autonomi. Ky degradim, ardhja në këtë pikë, ka ndodhur me fajin e kryeministrit, Albin Kurti”,
Sipas Krasniqit, të thuhet se nuk kemi mundur të marrim tekst më të mirë për Marrëveshjen e arritur në Ohër, është dorëzim, “Ai ka mundur ta bëjë atë më herët dhe për këtë ka pasur edhe përkrahjen e opozitës, por edhe të faktorit ndërkombëtar”, tha Krasniqi.
”Kurti e ka sjellë situatën që edhe partnerët tanë e kanë humbur ambicien që të arrihet një arritje finale, sepse dy vite është është ballafaquar me një njeri që i ka shpërfillur, ka qenë arrogant dhe ka menduar që krejt botën mundet me bindë për mendimet e tij“, ka thënë.
Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir, tha se kryeministri Kurti është i pa qartë për atë që është dakorduar në marrëveshjen e 27 shkurtit në Bruksel dhe atë të 18 marsit, në Ohër.
Sipas tij Kurti i ka shkelura gjashtë kushtet që i ka vendosur për Asociacionin. Kurse për termin vetëmenaxhim, ai tha se është më i gjerë se Asociacioni dhe se të drejtën vetëmenaxhuese të serbëve në Kosovë, Kurti e ka bërë kriter ndërkombëtar për Kosovën.
“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale, nuk kanë kaluar as dy muaj dhe marrëveshja parasheh qartë që të nis menjëherë formimi i tij”.“Për këto qëndrime për pozicionin ndryshues të Kurtit ndjej keqardhje. Ndjej keqardhje për të gjithë. Kjo mungesë qartësie shoqërohet më paqartësi të vetë kryeministrit. Ai edhe sot është i paqartë për produktin e dakorduar”, tha ai.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri theksoi se të gjitha arritjet e deritashme për 20 vjet është vënë në rrezik,ndonëse për partinë në pushtet konsideron të kundërtën.
“Ndaj konsideroj se si Kuvend e si Qeveri ta forcojmë agjendën e ngritjes dhe forcimit të subjektivitetit tonë shtetëror”, deklaroi mes tjerash, deputeti Tahiri.
Ndërkaq për marrëveshjen në fjalë, deputeti Tahiri theksoi se ajon është përmbyllë në ditën kur është dakorduar dokumenti i parimeve, derisa shtoi se aneksi i cili është dakorduar në Ohër, është pjesë integrale e një marrëveshjeje e cila i jep detyrime palëve, këtë rast Republikës së Kosovës dhe të Serbisë.
“Është e rëndësishme që në këtë marrëveshje dialogu dhe diskutimi më BE-në do të vazhdojë me vite, që ne duhet ta përdorim si mundësi e fuqizimit të shteti të Kosovës, por në të njëjtën kohë është potencial për lëshime, gabime e dështime”, deklaroi Tahiri.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë i paraparë në marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur së fundmi, nuk nënkupton vetadministrim.
Ai iu përgjigj kritikave të opozitës në lidhje me pikën 7 të kësaj marrëveshje që parasheh “sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”
“Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje as vetadministrim”, tha Kurti duke i kërkuar deputetëve opozitarë që të mos përdorin “nocione të skajshme”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri