LAJMI I FUNDIT:

Guardiola ‘pranon’ se largoi Haalandin për të mbrojtur rekordin e Messit, ironia vjen pas het-trikut në FA Cup

Guardiola ‘pranon’ se largoi Haalandin për të mbrojtur rekordin e Messit, ironia vjen pas het-trikut në FA Cup

Pep Guardiola bëri shaka për Lionel Messin ndërsa foli për Erling Haaland pasi sulmuesi i Manchester City shënoi një tjetër het trik me fanellën e “Qytetarëve”.

Të shtunën, City u përball me Burnleyn e menaxhuar nga legjenda e klubit Vincent Kompany, ndërsa ata kërkonin të rezervonin një vend në gjysmëfinalet e FA Cup.


Atë e arrite duke mposhtur Burnleyn me rezultat të thellë 6-0, ku sulmuesi norvegjez, Haaland, ishte vendimtar me tri gola të shënuar (32’, 35’, 59’).

Haaland shënon het-trik, Man City kalon në gjysmëfinale të FA Cup
Lexo po ashtu Haaland shënon het-trik, Man City kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Haaland përfundoi het-trikun e tij të dytë në katër ditë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 62-të të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Guardiola ishte plot lëvdata për 22-vjeçarin, ndërsa bëri shaka edhe për Messin pasi ai hoqi Haalandin pas pesë golave ​​të tij kundër RB Leipzig.

Disa tifozë menduan se Guardiola e largoi atë në mënyrë që ai të mos thyente rekordin e Messit prej pesë golave ​​në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

“Nuk e di numrin, ky djalë do të ketë një problem në të ardhmen, njerëzit presin çdo ndeshje që ai shënon tre ose katër gola dhe kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Nuk e la ta thyejë rekordin e Messit, Guardiola zbulon arsyen pse e zëvendësoi Haalandin
Lexo po ashtu Nuk e la ta thyejë rekordin e Messit, Guardiola zbulon arsyen pse e zëvendësoi Haalandin

“E di që nuk i intereson sepse është kaq pozitiv, aq optimist, sa nuk ankohet kurrë dhe gjithmonë duket vetvetja. Ai është një kërcënim i jashtëzakonshëm, gëzimi i tij i jetës, ai është gjithmonë pozitiv, optimist, kjo i ndihmon shumë”.

“Tetë gola në katër ditë, luajta 11 vjet në Barcelonë dhe shënova 11 gola. E pabesueshme, e bëj zëvendësimin që ai të mos thyejë rekordin e Messit në FA Cup, prandaj”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori