LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Vuçiqi po i ik nënshkrimit të marrëveshjes, ka njohje “de facto”

Kurti: Vuçiqi po i ik nënshkrimit të marrëveshjes, ka njohje “de facto”
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi të shtunën se si rezultat i takimeve në Ohër, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pajtuar mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Megjithatë, Kurti para mediave tha se presidenti serb, sikur në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, edhe në Ohër refuzoi që ta nënshkruajë marrëveshjen, raporton Telegrafi.


Ai e ka cilësuar dakordimin e arritur si njohje de facto.

“Kemi arritur pajtim publik për një ankes që do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellët de facto. Pra, kjo është njohje de facto ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjellës, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit. I takon BE-së të gjejë mekanizmin ta bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, deklaroi Kurti, transmeton Telegrafi.

Borrell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes
Lexo po ashtu Borrell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes

Sa për aneksin, ai tha se do të publikohet në webfaqen e BE-së dhe “aty do ta lexoni e kuptoni se çka ka e çka s’ka”.

Sipas tij, më 27 shkurt dhe me aneksin e zbatimit është bërë njohja de-fakto e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Kurti foli edhe çështjen e nenit 7, që sipas ndërmjetësit Josep Borrell do të nisë së implementuari menjëherë. Ky nen flet për “vetëmenaxhim të komunitetit serb”.

“Në këtë aspekt ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit joshumicë serb dhe natyrisht që do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim, duke mos harruar që propozimi i Ahtisaarit u ka krijuar hapësirë e mundësi tejet të mëdha që t’i gëzojnë të drejtat e t’i plotësojnë nevojat e tyre”, u shpreh ai.

Mes tjerash, kryeministri tha se adresimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe se urgjencë të veçantë është çështja e të pagjeturve.

“Për shërimin e shoqërisë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është i domosdoshëm, e këtu urgjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve”, deklaroi Kurti.

“Janë edhe 1 mijë e 617 të pagjetur në Kosovë, nuk janë që të gjithë shqiptarë, por shumica dërrmuese e tyre janë shqiptarë, por pa dallim etnie, pa dallim përkatësie kombëtare ne dëshirojmë që të zbardhet fati i tyre dhe të vihet në vend drejtësia, andaj edhe fjalën urgjencë në aneksin e zbatimit e keni pikërisht tek çështja e personave të pagjetur”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori