Maqedoni, Lëvizja Anti-bixhoz kërkon miratimin urgjent të ligjit për lojërat e fatit
Lëvizja Anti-bixhoz kërcënon me protesta dhe hapa të tjerë më radikal nëse kuvendi nuk e miraton propozim/ligjin për lojërat e fatit i cili ndër tjera parashikon që bastoret dhe kazinotë të jenë së paku 500 metra larg objekteve shkollore.
Reagimi i Lëvizjes Anti-bixhoz vjen një ditë pasi Shoqata e Lojërave të Fatit dhe ajo e bastoreve si dhe një numër i madh i të punësuarve të tyre dolën përpara kuvendit për të kërkuar tërheqjen e këtij propozimi/ligji i cili sipas tyre do të likuidojë industrinë legale dhe do të prodhojë biznesin në të zezë me këto lojëra.
“Ne shpresojmë se ligji do të kalojë pavarësisht se nuk i plotëson kërkesat e Lëvizjes Anti bixhoz, ju e dini se Lëvizja Antibixhoz kërkon spostim të të gjitha objekteve të lojërave të fatit 3 km larg vendbanimeve, shpresojmë se hapi i parë do të realizohet, në të kundërtën ne normalisht se do protestojmë do të reagojmë deri në arritjen e spostimit të të gjitha objekteve ne nuk do ndalemi. Manipulohet shumë me numrin e të punësuarve, në fillim flitej për 6000-7000 të punësuarve ndërsa tani flitet për 10 mijë apo 54 mijë të punësuar ose që do ngelin pa punë. Ky është turpi që kalon çdo kufi të manipulatorëve dhe organizatorëve të lojërave të fatit”, u shpreh Xhemal Abdiu, Lëvizja Anti-bixhoz.
“Ne nga lëvizja Anti-bixhoz, miqve nga asociacionet që merren me organizimin e këtyre lojërave ju themi se jeta nuk është kumar e ua bëjmë me dije se paratë nuk janë boshti i botës. Jemi të vetëdijshëm që ju shikoni vetëm fitimet tuaja të majme, ju keqpërdorni të punësuarit tuaj duke manipuluar me numrin e tyre. Ambasadorëve të BE-së i porosisim të mos na e vrasin arsyen tonë për të jetuar pasi edhe ne e meritojmë jetën dhe i pyesim pse vallë ne duhet të viktimizohemi për fitimet e tyre”, deklaroi Jushi Emurllai, Lëvizja Anti-bixhoz.
Propozim ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit ndër tjera, parashohin rritje të tarifave për dhënien e licencave të lojërave të fatit. Ndryshe, propozim ligji për lojërat e fatit nuk mbështet nga OBRM-PDUKM-ja e as nga grupi i zjarrit. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare