LAJMI I FUNDIT:

Arteta i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Evropës: Tani na presin 11 finale në kampionat

Arteta i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Evropës: Tani na presin 11 finale në kampionat

Arsenali është eliminuar nga garat evropiane, pasi në 1/8 e finales në Ligën e Evropës u mposht nga Sporting Lisbona.

Ndeshja e parë në Portugali u mbyll 2-2, derisa në Londër mbaroi 1-1 dhe penalltitë vendosën që portugezët të kalonin tutje pas një fitore 4-5.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Arsenalin e shënoi mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, teksa penalltinë vendimtare e humbi talenti Gabriel Martinelli.


Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ishte shumë i zhgënjyer për eliminimin e skuadrës angleze nga Sportingu i Lisbonës, duke e ndërprerë në rrugëtimin në Ligën e Evropës në 1/8 e finales.

Granit Xhaka shënon gol të bukur ndaj Sporting Lisbonës
Lexo po ashtu Granit Xhaka shënon gol të bukur ndaj Sporting Lisbonës

“Nuk fituam duele në hapësirat e duhura, nuk mundëm të krijonim mjaftueshëm situata të vështira në zonën e kundërshtarit. Ne vazhdimisht e dhuronim topin dhe kjo krijoi një ndeshje të hapur që Arsenali nuk donte ta luante”, deklaroi Arteta.

“Ishte një sfidë e vështirë, kishte raste kur nuk ishim në nivelin tonë. Nuk kishim mundësi ta komandonim ndeshjen, kishim mundësi ta zgjidhnim në kohën shtesë e më pas në penallti”, tha Arteta.

I gjithë fokusi i Arsenalit tani mbetet në Ligën Premier ku janë kryesues të kampionatit dhe Arteta e di se skuadra duhet t’i fitoj 11 ndeshje të mbetura për ta marrë titullin e kampionit.

“Do të duhet të analizojmë se çfarë nuk shkoi mirë dhe pse nuk ishim aq mirë. Duke parë përpara, duke uruar Sportingun, kemi 11 ndeshje finale. E radhës, me Crystal Palace, është një finale dhe do të duhet të jemi më mirë se në këtë ndeshje”, deklaroi trajneri spanjoll. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori