Lloga në takim me ambasadorin Qehaja: Kosova ka arritur histori suksesi në digjitalizimin e gjyqësorit
Ministri i Drejtësisë në RMV Krenar Lloga, sot ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja dhe zv.shefin e Misionit, Prindon Sadriu, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e drejtësisë dhe tema tjera me interes të përbashkët.
Lloga në Facebook shkruan se ambasadori Qehaja i dorëzoi letër urimi për detyrën e re nga ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ku është paralajmëruar edhe realizimi i takimeve dhe vizitave të ndërsjella.
“Në këtë takim u shpreh gatishmëria për intensifikimin e komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave në sfidat që i presin dy vendet tona dhe në të cilat mund të ndihmojnë njëra tjetrën, siç janë reformat e nevojshme për rrugëtimin evropian, procesi i vetingut, si dhe zyra për konfiskimin e pasurisë dhe digjitalizimi në gjyqësor ku Kosova ka shënuar histori suksesi”.
“Nga temat e përgjithshme Ambasadori Qehaja u interesua edhe për intensifikimin e bashkëpunimit dhe komunikimit infrastrukturor mes dy vendeve, zhvillimin e korridoreve dhe lehtësimin e kalimeve kufitare”, ka shkruar ministri Lloga në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251