LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq insiston në Asociacion për serbët në Kosovë, por e quan “marrëzi” kërkesën e shqiptarëve për Asociacion të komunave shqiptare në Serbi

Vuçiq insiston në Asociacion për serbët në Kosovë, por e quan “marrëzi” kërkesën e shqiptarëve për Asociacion të komunave shqiptare në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur të “marrëzi” kërkesat e politikanëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët kërkojnë një Asociacion të komunave shqiptare në jug të Serbisë, gjegjësisht reciprocitet në raport me të drejtat që kanë serbët në Kosovë.

Vuçiq, gjatë qëndrimit në Vranje, duke komentuar kërkesat e përfaqësuesve të shqiptarëve në Luginë, që të ketë reciprocitet me të drejtat që u jepen serbëve në Kosovë edhe sa i përket Asociacionit, ka thënë se “këto janë marrëzi saqë unë jam pa fjalë dhe siç po e shihni këtë po e them para shqiptarëve”.


Në të njëjtën kohë ai theksoi se dera e tij është “e hapur për të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë zonë”.

Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçia u ka thënë politikanëve shqiptarë të kësaj ane se “do të ishte mirë që ata të kuptojnë se më e rëndësishmja nuk është mbijetesa e tyre politike dhe pikët politike, por se si njerëzit mund të jetojnë më mirë”.

“Shqiptarët e zakonshëm duan të jetojnë më mirë dhe dera ime dhe e të gjithëve në vend është e hapur për diskutime mbi këtë temë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se asnjëherë nuk ka marrë përgjigje se si është e mundur që në komunën e Bujanocit që nga themelimi i qeverisë monoetnike shqiptare mjetet në buxhet të ndahen në raport 85:15 në favor të komunitetit shqiptar, ndërsa prej vitesh ishte 60:40.

Për këtë, siç tha ai, politikanët shqiptarë heshtin.

“Nuk dua që serbët të ankohen për diskriminim nga pushteti lokal, por as që shqiptarët të ankohen për diskriminim nga shteti. Jam i gatshëm të ulem me të gjithë, të dëgjoj gjithçka, por jo të dëgjoj përralla politike, por si është jeta reale e njerëzve këtu në fushë”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se plani 7-pikësh, zbatimin e të cilit kërkojnë shqiptarët, do të zgjidhet, por se nuk e ka fajin vetëm shteti që ky plan nuk ecën përpara.

“Mendoj se disa gjëra nga ai plan janë bërë, sidomos sa i përket punësimit dhe prezencës më të madhe të mjekëve dhe policëve shqiptarë. Kjo duhet të zgjidhet dhe ne do të punojmë që shqiptarët të pyeten më shumë, por ajo që nuk ju përlqëen për atë të mos flitet”, tha Vuçiq.

Sa i përket negociatave me Kosovën dhe planit franko-gjerman, Vuçiq ka insistuar se duhet të respektohet ajo që është nënshkruar më parë, përkatësisht Asociacioni i komunave me shumicë serbe, “gjë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti e refuzon me këmbëngulje”.

“Mos më thoni se çfarë do të bëj në të ardhmen, kjo është puna ime, por nuk është punë e Kurtit nëse do ta përmbushë atë që është obligim ndërkombëtar, kurse Asociacioni është obligim ndërkombëtar”, ka theksuar Vuçiq.

I pyetur nëse e sheh si zgjidhje të mundshme shkëmbimin e territoreve apo demarkacionin, Vuçiq është përgjigjur negativisht.

“Nuk shoh [zgjidhje të tillë], kur po mundohesha të zgjidhja diçka, të gjithë mu hodhët në shpinë”, ka Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori