LAJMI I FUNDIT:

Modelet e Asociacionit në tavolinën e Kurtit e Vuçiqit, analistët mendojnë se ato diskutohen në takimin e 18 marsit në Ohër

Modelet e Asociacionit në tavolinën e Kurtit e Vuçiqit, analistët mendojnë se ato diskutohen në takimin e 18 marsit në Ohër

Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Analistët në “Debat Plus të RTV Dukagjinit thonë se pikërisht në këtë takim ekziston mundësia që të diskutohet për modelet e Asociacionit

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se letrat që Gjermania, Franca e Italia ia dërguan kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, ofrojnë disa modele të Asociacionit.


Mushkolaj mendon se në takimin e 18 marsit do të diskutohen modelet e Asociacionit.

“Në Kosovë është problem të zbatohet Asociacioni ashtu siç është nënshkruar në vitin 2013, dhe pastaj parimet e 2015 në kuptimin me kompetencat ekzekutive”, ka thënë ai, duke shtuar se do të jetë problem nëse nuk ndërrohet Kushtetuta.

“Janë duke bërë përpjekje që të gjendet një zgjidhje që është sui-generis. Është e rëndësishme se çfarë do të përmbajë aneksi, për shkak se nëse thuhet territor i asociacionit varet se çfarë nënkupton kjo”, deklaroi Mushkolaj.

Juristi Bardhyl Hasanpapaj thotë se sa më shumë që ne vonohemi ta themelojmë Asociacioni, aq më shumë do të pësojmë.

Ndërsa për takimin e ardhshëm të 18 marsit në Ohër, mes Kurtit e Vuçiqit, Hasanpapaj ka thënë se Kurti nuk duhet të jetë pengesë për një marrëveshje.

“Uroj dhe shpresoj që Kurti të mos jetë pengesë për themelimin e Asociacionit”, ka deklaruar Hasanpapaj.

Ambasadori italian: Kërkesa jonë ndaj Kurtit është themelimi i Asociacionit
Lexo po ashtu Ambasadori italian: Kërkesa jonë ndaj Kurtit është themelimi i Asociacionit

Juristi Armend Shkoza ka thënë se kryeministri Kurti ka marrë obligim që ta implementojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Nuk mund të paragjykoj nëse Kurti do ta implementojë marrëveshjen”, ka deklaruar Shkoza.

Nga ana tjetër, analisti Astrit Gashi thotë se Hashim Thaçi e ka nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin më 2013 dhe se ka pasur faza të implementimit, mirëpo ajo çfarë është tani sipas tij nuk është diçka e re, por vetëm vazhdimësi e vitit 2013.

“Isa Mustafa e ka bërë statutin e Asociacionit, e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese, i ka marrë vërejtjet e caktuara. Më nuk ka punuar askush në atë drejtim, sepse as interesimi i ndërkombëtarëve nuk ka qenë ta shtyjë atë temë’’, është shprehur Gashi.

Nëse një kryeministër tenton ta bishtnojë themelimin e Asociacionit, sipas Gashit “ndoshta edhe mundet si kryeministër, por si Kosovë nuk mundemi t’i ikim formimit të Asociacionit”.

Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret në konsideratë formimi eventual i tij sipas ish-deputetit Visar Ymeri nuk e ndryshon faktin që ai do të jetë një etnik dhe do të jetë i serbëve.

“Karakteri i këtij Asociacioni do të jetën në mes të autonomisë territoriale dhe autonomisë socio-kulturore, ku preken arsimi, shëndetësia, pensionet e gjëra të tjera. Si do që ta quajmë Asociacionin dhe çfarëdo forme që do ta organizojmë ai do të jetë mono-etnik dhe do të identifikohet me komunitetin serb në Kosovë. Këtë nuk mund ta shmang Kurti edhe nëse ia ndryshon emrin”.

Përgatitje për takimin e radhës Kurti-Vuçiq, Lajçak të enjten nis turneun në Kosovë dhe Serbi
Lexo po ashtu Përgatitje për takimin e radhës Kurti-Vuçiq, Lajçak të enjten nis turneun në Kosovë dhe Serbi

Ndryshe, më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehën gatishmërinë e tyre që ta zbatojnë këtë propozim, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve.

Propozimi evropian është thënë se synon që t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në propozimin evropian nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë.

Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare.

Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori