LAJMI I FUNDIT:

Përgatitje për takimin e radhës Kurti-Vuçiq, Lajçak të enjten nis turneun në Kosovë dhe Serbi

Përgatitje për takimin e radhës Kurti-Vuçiq, Lajçak të enjten nis turneun në Kosovë dhe Serbi

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë këtë javë.

Ai do të qëndrojë të enjten dhe të premten në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, por edhe me përfaqësues të opozitës.


Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media të martën, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri.

Gatishmëria e Kurtit për nënshkrimin e Propozimit evropian, Lajçak flet për qëndrimin e BE-së dhe tregon se çfarë pret nga takimi i 18 marsit 
Lexo po ashtu Gatishmëria e Kurtit për nënshkrimin e Propozimit evropian, Lajçak flet për qëndrimin e BE-së dhe tregon se çfarë pret nga takimi i 18 marsit 

Ai ka thënë se Lajçak në Prishtinë do të qëndrojë më 9 dhe 10 mars, ndërsa me datat 13 dhe 14 do të vizitojë Beogradin.

Stano tutje ka shtuar se pas takimit që liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, kanë pasur së fundi në Bruksel, më 27 shkurt, Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd për t’i vazhduar ato diskutime dhe për të përgatitur takimin e radhës më 18 mars në Ohër.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Planin evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Saktësisht, të dy liderët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ranë dakord se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme mbi Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili potencialisht mund të hapë rrugën për zgjidhjen e problemeve.

E zëdhënësi i BE-së ka konfirmuar se tash qëllimi kryesor është që të arrihet pajtimi rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes. /Telegrafi/